Gazetari dhe analisti Vehbi Kajtazi nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar moslejimin e vizitës për ministrin e Infrastukturës Liburn Aliu në komunën e Leposaviqit nga KFOR-i.
Ai ka thënë se “shteti ka rënë”, pasi që tashmë pjesa veriore e vendit po kontrollohet nga KFOR-i.
Kajtazi është shprehur se Kurti duhet të japë dorëheqje ose të rrëzohet me çdo mjet demokratik.
“Shteti sapo ra. KFOR-i nuk e ka lejuar ministrin Liburn Aliu te shkoje ne Leposaviq. Ka marre nen kontroll veriun. Tash duhet te jape doreheqje Albin Kurti, ose te rrezohet me çdo mjet demokratik.”, ka thënë Kajtazi.













