
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përfunduar fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit.
Mes të tjerash, Osmani foli për situatën në veri, sundimin e ligjit, dhunën dhe vrasjen ndaj grave, gjyqësorin e prokurorinë.
Por, ajo nuk harroi ta godasë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi i cili gjendet në Hagë.
“Por po ju tregoj se çfarë nuk ka Kosova tani. Nuk ka lobim për ndryshim kufijsh, nuk ka pagesa lobistësh për të shtyrë përpara agjenda puro-individuale, nuk ka intervista të paguara për të promovuar liderë të caktuar, nuk ka flirtime me Serbinë e me Rusinë me qëllim të interesave individuale”, u shpreh shefja e shtetit.
Megjithatë, gazetari Vehbi Kajtazi e ka risjellë në publik videon e kamotshme të Vjosa Osmanit, në kohën kur ishte deputete e LDK-së.
Atëkohë, ajo thoshte se bashkë me kolegun Lumir Abdixhiku kurrë nuk do të dalin në Lëvizjen Vetëvendosje, teksa zhvillonte përplasjen me kampin politik të LVV’së në Kuvendin e Kosovë.
“Fjalimi i fuqishem vjetor i presidentes, Vjosa Osmani ne Kuvendin e Republikes”, shkroi Kajtazi në Twitter.











