Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar takimin e shefit të CIA-s, William Burns me kryeministrin Albin Kurti.
Sipas Kajtazit, shefi i CIA-s ka takuar vetëm tre liderë ballkanik që punojnë kundër interesave amerikane, Dodikun, Vuçiqin dhe Kurtin.
“Po shoh te ekzaltuar dhe te deshperuar per takimin e Albin Kurtit me shefin e CIA-s”, ka shkruar Kajtazi.
O te nderuar, shefi i CIA-s ka takuar vetem tre lidere ballkanike qe punojne kunder interesave amerikane – Dodikun qe eshte ne liste te zeze te Amerikes, presidentin e Serbise qe punon kunder interesave amerikane ne Ballkan dhe Albin Kurtin qe punon me shume sesa Vuçiqi kunder interesave amerikane ne Ballkan”, ka shkruar gazetari Kajtazi.
Ai ka shtuar se shefi i CIA-s nuk i ka lënë të flisnin.
Besomni te nderuar, se shefi i CIA-s as nuk i ka lane me fole asnjerin prej tyre. Ka sjell vetem nje mesazh: ju shti ne cerkullar”, ka shkruar ai.
A ia keni ba nje vetes nje pyetje? Pse shefi i CIA-s nuk shkoi ne Kroaci, ne Maqedoni, ne Mal te Zi e Shqiperi? Sepse jane anetare te NATO-s. Vetem Serbia, Kosova dhe Republika Serbe e Bosnjes paraqesin probleme per Ameriken”, ka shtuar Kajtazi.













