Gazetari Ridvan Berisha, ka reaguar për kalimin në LDK të deputetes së Guxo, Doarsa Kica Xhelili.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se atë po e përkrahin të gjithë ata që janë djegur nga pazaret e tilla.
Ai ka thënë se ajo ishte e panjohur dhe u ngrit me logo të VV-së, përkatësisht Vjosa Osmanit dhe tani doli në LDK.
Berisha ka thënë se njerëzit nuk mund të mashtrohen dhe se më vonë do të kuptohet pse në të vërtetë ka dalë në LDK.
Ai i ka thënë deputetes se për gjithë këtë epilogun do t’ia japin votuesit, teksa i ka thënë se do të duhej t’i falënderonte Kurtin e Osmanin për mundësinë që të bëhet deputete.
Postimi i tij i plotë:
Kush po e perkrah Doarsa Xhelilin?
Thuajse te gjithe ata qe u dogjen, u bone shkrum e hi nga pazaret e tilla, nga kalkulimet e moçalit politik kosovar.
Anonimus ne politike, u ngrite me llogo te LVV-se, perkatesisht te Vjoses, e cili eshte bilanci? Po shkoj tybe ne LDK se aty e ndajme te njejten ideologji!
Pash t’madhin Zot a e ki seriozisht!
Njerezit nuk hane sane e as kashte, nuk mundesh moj Doarse keto pollavra politike me ia shite bash askujt!
Me vone ia nijme krismen, pse pernime ke dale ne LDK!
Eshte ne fund te fundit taktizim i juaji Doarse, legjitim gjithsesi, epilogun ta japin qytetaret, votuesit tuaj!
Veç nje gjo e kisha bo n’vend tandin, bile bre e kisha falenderu Vjosen e Albinin qe ta kane dhane shansin mu’ bo deputete, nuk eshte marre me i falenderu!













