Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kallas: Përgjegjësit e sul’mit në Banjskë të dalin para drejtësisë

22/05/2025 - 21:51
në Lajme
A A
Kallas: Përgjegjësit e sul’mit në Banjskë të dalin para drejtësisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, tha se është duke u angazhuar në procesin e normalizimit në mes të Kosovë-Serbi, sepse kjo është e dobishme për të dyja vendet.

Sa i përket lidhjes së afërt që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka me Moskën dhe presidentin rus Vladimir Putin, Kallas tha se këtë ia ka thënë edhe atij në Beograd. Veç kësaj, ajo i ka kërkuar që përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë.

“Nëse mund të dëshmojmë se po lëvizim në drejtimin e duhur dhe po bëjmë hapa drejt normalizimit, për ta lënë pas të kaluarën dhe për t’u përqendruar në të ardhmen e përbashkët, mendoj se kjo është e dobishme si për popullin e Kosovës, ashtu edhe për atë të Serbisë”, tha Kallas.

Kryediplomatja e BE-së foli edhe për hapat konkretë do t’i ndërmarrë për ta rikthyer besimin në BE-në si partner i drejtë dhe ndoshta për t’i hequr sanksionet ndaj Kosovës.

“Pra, pikëpamja ime është: Po i dëgjoj të dyja palët. Të dyja kanë disa argumente dhe kritika të vlefshme, por mendoj se duhet ta lëmë pas të kaluarën. Pra, siç e kam premtuar ose siç kam propozuar, sapo Kosova të ketë një qeveri të bashkuar, ne duhet të ulemi në një nivel vërtet të lartë dhe t’i shqyrtojmë shqetësimet, sepse vërtet po përpiqemi ta kapërcejmë këtë pengesë. Është në interes të popullit të Kosovës. Do të ishte shumë më e lehtë t’u ndihmojmë vërtet njerëzve këtu në të gjitha aspektet nëse do ta kishim një normalizim të këtij procesi”, tha ajo.

Ndërkaq lidhur me takimin me presidentin serb Vuçiq, tha se ia ka bërë të qartë qëndrimet e saj, teksa vuri në dukje se ka kërkuar që përgjegjësit për sulmin në Banjskës të dalin para drejtësisë.

“Kështu që ia bëra shumë të qarta qëndrimet e mia, dhe i kamë bërë ato të ditura edhe publikisht. Tani, sa i përket përgjegjësisë, e ngrita edhe këtë çështje dhe u premtua se njerëzit që janë përgjegjës për ato sulme do të mbahen përgjegjës”, tha Kallas.

Kallas duke folur për të ardhmen e Kosovës në BE, ajo përmendi Estoninë, si një vend me të njëjtën situatë të para anëtarësimit në BE.

“Do t’jua jap një shembull. Estonia ishte në të njëjtën situatë në fakt. Dhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian na janë kërkuar disa reforma vërtetë të vështira. Por kërkohet edhe mendësinë e të gjithë popullit se duhet ta bëjmë këtë, sepse është më mirë për vendin tonë, për popullin tonë, pavarësisht se a je në opozitë apo në koalicion. Dhe i dolëm”, tha Kallas për RTK-në.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë