Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kalon Projektligji për Pensionet e zyrtarëve policorë

29/11/2022 - 12:48
në Kryesore, Lajme
A A
Gruaja në Pejë privohet nga liria bashkë me foshnjën e saj, ndërhyn policia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e ka votuar pas debatesh Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor, raporton Ekonomia Online.

Propozuesja e këtij projektligji deputetja, Ganimete Musliu tha se ky Projektligj përmirëson jetën e policëve.

Ajo tha se me këtë projektligj janë propozuar 4 lloje të pensioneve.

“Duke pas parasysh rrethanat që po kalon Policia e Kosovës mendoj se kemi nevojë për një ligj të tillë. Me këtë projektligji propozohet rregullimi ligjor i njohjes së të drejtës për pension për zyrtarët policor të e Kosovës dhe punonjësit për Inspektoratit të Policisë së Kosovës. Përmes tij do të rregullohen llojet e pensioneve, kategoria e pensioneve”.

“Me këtë projektligj janë propozuar katër lloje të pensioneve, pensionim i rregullt, invalidor, familjarë dhe vullnetarë. Sot po fillon ky proces, presë që ekspertet të japin rekomandimet e tyre, që t’iu mundësoj policisë së Kosovës një pension të dinjitetshëm”, tha ajo.

Deputeti i VV-së Enver Dugolli, tha se nuk do ta përkrahin këtë ligj. Ai akuzoi PDK-në dhe LDK-në se deri me tani nuk e kanë bërë këtë ligj dhe sipas tij, ky ligj është detyrë e Qeverisë që ta propozoj.

“Anëtarët e PDK-së që e kanë filluar këtë është dashru të merren vesh që ti inkurajojnë edhe deputetët e PDK-së që ta votojnë marrëveshjen ndërkombëtare për skemën pensionale që do t’i hapte rruge edhe qeverisë për kompletimin e skemën pensionale, do ta bëjmë edhe ligjin për pensionim edhe për policinë e Kosovës, jemi të interesuar që të bëjmë hapin e parë që reformat e skemave pensionale të bëhen për të gjithë”.

“Deputetët nga PDK-ja dhe LDK-ja kanë pasur mundësi ta bëjnë këtë ligj por nuk e kanë bërë. Është koha jonë që ta bëjmë sepse nuk është loje pensionimi i parakohshëm. Nuk jemi me fushat elektorale i’u kisha lut që nisma të tilla të jenë më serioze. Ne as një herë nuk kemi thënë se nuk di ta bëjmë. Nuk do të marrim pjese në këtë nisme sepse mendoj qe nuk është serioze”, tha ai.

Deputeti i PDK-së Rashit Qelaj tha se kundërshtimi i deputetit të VV-së Enver Dugolli nuk është i duhur, sipas tij qëllimi i propozimit nuk ka qenë që PDK-ja t’i marr meritat po që për policinë të gjendet zgjidhje.

Ai tha se do të pranojnë edhe propozimin e qeverisë dhe do ta votojnë atë vetëm që pjesëtarët e Policisë të kenë një pension të dinjitetshëm, raporton EO përcjell Klankosova,tv

“Deputetët nuk vijnë këtu për të bëre lojna por propozojnë ligje. Të gjitha iniciativat në këtë komision të gjitha kanë votuar, nuk kemi ardhur për të bëre lojna. Është e vërtet se ky ligj nuk ka kaluar as një herë, por tash e kemi marr një iniciativa që t’i dërgojmë personat në moshë në pension të parakohshëm, që të kemi një polici me moshë më të re. Kundërshtimi i juaja nuk është i mirë për vendin. Nuk është qëllimi që për këtë ligj PDK-ja ta marr bajrakun, letë ta dërgojmë në Kuvend, qëllimi është që policinë e Kosovës ta ketë këtë projektligj. Tu kisha lut që çështjen mos me votuar ta mendoni edhe një herë”, tha ai.

Deputeti i LDK-së Anton Quni tha se do ta përkrahin këtë projektligj. Ai pyeti deputeten Musliu se a janë menduar se si do të shkojnë procedurat në këtë çështje pasi me pensionimin e përkohshëm do të mbesin shumë vende boshe.

“Këtu kam ardhur me pozitivitet për ta përkrahur dhe nuk luan rol se nga kush është iniciuar. Jap përkrahjen për këtë projektligj. Flasim për një kontingjent të konsiderueshëm që duhet të pozicionohet, lirimi i tyre nga detyra mbesin shumë vende boshe a është menduar për këtë çështje se si do të jetë dinamika e rekrutimit, sa do të ishte kostoja e kësaj?”, tha ai.

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha, tha se ky ligj duhet të kalojë. Sipas tij, është një draft i mirë dhe duhet të votohet.

Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, tha se nuk janë kundër këtij ligji, por që duhet të presin atë të propozuar nga Qeveria pasi sipas saj, është më i kompletuar.

“Po tringëllojmë se jemi të njëanshme, por kjo nuk është e vërtet ne gjithmonë e kemi përkrahur pensionimin e tyre. E rëndësishme është që te mos na ndani. Ne jemi për këtë ligj, por presim që ky ligj të vije nga Qeveria. Mund ta votojmë edhe këtë ligj por ai duhet të vije nga qeveria, por sa jemi të sigurt se sa do të zbatohet në teren”, tha ajo.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha tha se duhet të gjendet një konsensus për të mirën e Policisë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë