Lulzim Beqiri nga Prishtina ka kandiduar për anëtar të Bordit të Ndërmarrjes Publike Lokale “Prishtina Parking”, vitin e kaluar.
I njëjti në një rrëfim dhënë për “Gazeta Blic” sa i përket procesit të përzgjedhjes, tha se ka patur një sërë parregullsish.
Ai tha se kryetari i Komisionit gjatë gjithë kohës ka folur në telefon.
“Kryetari i Komisionit ka qenë një zyrtar i komunës i caktuar nga kryetari i komunës, njëherësh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe dy asambleistë. Ata edhe gjatë intervistës duke qenë se jam eksperti i “Forenzikës” e kam kuptu jashtëzakonisht mirë se të njëjtit as nuk më kanë dëgjuar gjatë intervistës. Për më tepër kur kam dalë në korridor pas 7 minutash kam dëgjuar duke thënë “po ata njerëz janë përzgjedh, pse po i humbin kohë kandidatëve”. Kryetari i Komisioni, gjatë intervistë ka komunikuar vazhimisht në telefon që ka qenë edhe shpërqëndim i kandidatit por njëkohësisht edhe mosrespekt. Në aspektin profesional unë isha më i kualifikuar se vetë panelistët ose Komisioni, gjë që më ka brengos. Megjithatë Ligji e parasheh që zgjidhen përmes anëtarëve të Kuvendit Komunal dhe unë e kam respektu këtë” deklaroi Beqiri në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.













