Nga 25 gushti mësimdhënësit e Kosovës janë në grevë me disa kërkesa njëra nga të cilat është 100 euro shtesë deri në miratimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave.
Por greva si duket nuk e ka ndaluar gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan që të dërgojë maturantët e kësaj shkolle në shëtitjen e përvjetshme në Shqipëri.
Veriu.info ka siguruar fotografi të bëra dje të maturantëve deçanas në një hotel në plazhin e Durrësit në Shqipëri
Se maturantët e gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” gjenden në Shqipëri, e ka konfirmuar për Gazetën Online Veriu.info drejtori i Arsimit në komunën e Deçanit, Besnik Hulaj.
“Po maturantët gjenden në Shqipëri dhe kjo është publike, nuk ka asgjë sekrete” – ka thënë Hulaj për Veriu.info.
Por se a mund të quhet grevë kjo që ka bërë gjimnazi i Deçanit, duke mos qëndruar në shkollë por duke vazhduar aktivitetet e tyre të përvjetshme, i mbetetet secilit ta vlerësojë.
Deri tani nuk dihet nëse edhe shkollat tjera të mesme kanë bërë një veprim të tillë.
(Fotografitë e siguruara Veriu.info i ka hijëzuar duke ruajtur privatësinë e personave të fotografuar.)













