Nuk janë të rralla rastet e kanosjes së gazetarëve në vendin tonë e një rast i tillë i ka ndodhur gazetarit Bujar Vitija të “Gazetës Shneta”, pas një publikimi të artikullit, shkruan Veriu.info
Ndërsa prokuroria ka ngrituar aktakuzë ndaj një përsoni për kanosje ndaj gazetarit.
Vitija kishte publikur një një artikull lidhur me specializimin e të pandehurit në fjal, ku ky i fundit i revoltuar nga shkrimi me qëllim të frikësimit e ka, i ka shkaktuar gazetarit ankth dhe pasiguri për jetë.
Komunikata e plotë:
Aktakuzë kundër një personi për kanosje ndaj një gazetari
Prishtinë, 13 shtator 2023– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.E., për shkak të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, më 27 gusht 2022, rreth orës 23:30 në Prishtinë, pasi i dëmtuari B.V., në cilësinë e gazetarit, paraprakisht kishte publikuar një artikull në portalin “Gazeta Shneta”, lidhur me specializimin e të pandehurit, ky i fundit i revoltuar nga ky shkrim, me qëllim të frikësimit, nga llogaritë e tij në rrjetin social “facebook”, e kanosë seriozisht të dëmtuarin duke i shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetën.
Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.
Me respekt,
Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH
Prokuroria Themelore Prishtinë











