Pas publikimit të disa pamjeve në objektin e kkmunës së Vushtrrisë, ku shihet një kaos dhe tollovi, konkretisht në bodrumin e komunës, ka reaguar kryetari i komunës, Ferit Idrizi.
Idrizi ka shkruar se e kanë trashëguar këtë gjendje dhe se brenda pak ditësh do të merren me rregullumjn e saj.
Postimi i plotë:
REAGIM ME SHKAS
Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar disa fotografi ku tregojnë gjendjen jo të mirë të objektit të Komunës së Vushtrrisë, edhe pse objekti i ri ka vetëm disa vite qe është përuruar.
Po bëhen pak më shumë se 1 Muaj prej se kam marrë detyrën e të parit të Komunës, ku përveq shumë problemeve që kam trashëguar, njëra ndër to është edhe katrahura në bodrumin e Komunës, e mungesa e ngrohjes në objektin e Komunës, ku zyrtarët komunal po hasin në vështirësi gjatë këtyre ditëve.
Veçse kam filluar të merrem me zgjidhjen e këtyre problemeve të trashëguara.Të gjitha këto janë të parapara në buxhetin e vitit 2022 dhe brenda pak muajve situata do të kthehet në normalitet.
I juaji,
Ferit IDRIZI
Kryetar i Komunës së Vushtrrisë















