Sot, në orët e mëngjesit, Policia e Kosovës ka arrestuar një 30-vjeçar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi i njëjti kërkohej në bazë të urdhëresës së gjykatës.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari është ndaluar nga Policia Kufitare, ku pas verifikimit, ai ka rezultuar se kërkohej nga Gjykata Themelore në Pejë, pasi ishte shpallur fajtor për një rast të mëhershëm.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për A.I., i cili pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.












