Shtëpia e Bardhë ka postuar në X një sërë mesazhesh, memesh dhe imazhesh në lidhje me operacionin ushtarak në Venezuelë, ku Nicolas Maduro u kap nga forcat amerikane.
Në njërën prej tyre, “FAFO” përdoret për të theksuar idenë se Donald Trump e ka seriozisht kur bëhet fjalë për politikën e jashtme.
Kjo u përdor nga sekretari i mbrojtjes i ShBA-së, Pete Hegseth, gjatë një konference për shtyp, në të cilën ai bëri këtë vlerësim për Maduron, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Një fotografi e Trumpit duke vëzhguar operacionin ushtarak në Venezuelë shoqërohet me mesazhin “mos luani lojëra”, duke përsëritur komentin e sekretarit të shtetit të ShBA-së, Marco Rubio, i cili lëshoi një paralajmërim për vendet e tjera.
“Mos luani lojëra me këtë president”, paralajmëroi ai.












