Një ndërtesë është kapluar nga zjarri sot në Veternik të Prishtinës.
Ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën “Holger Petersen” në Veternik.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes janë munduar të ndalojnë zjarrin, deri sa të arrijnë edhe ekipet e zjarrfikësve.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka të lënduar.













