Një fermerit nga qyteti i Vushtrrisë i është djegur ushqimi i bagëtive.
Sipas të dhënave, atij i është djegur pjesërisht edhe stalla e lopëve dhe deleve, shkruan gazeta online Veriu.Info.
Me intervenimin e zjarrfiksëve është arritur të shuhet zjarri ndonse me pasoja të mëdha materiale.
Njoftimi i plotë:
Fsh. Gracë, Vushtrri 23.08.2023 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është djegur ushqimi i bagëtive, ndërkohë zjarri është përhapur në stallën e lopëve dhe deleve. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore.












