Një veturë është kapluar nga zjarri në tunelin e Kalimashit në Shqipëri.
Sipas fotografive të publikuar në rrjetet sociale nga një qytetar, shihet se një veturë është djegur në tunelin e Kalimashit.
Në bazë të informacioneve të publikuara nga ky qytetar, thuhet se kjo veturë ka marrë flak brenda tunelit, derisa hyrja brenda tij është bllokuar.
Gjithashtu qytetarët tjerë të cilët ishin brenda tunelit, janë larguar jashtë tij nga zjarrfikësit dhe njësitet e Policisë.















