Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar sot se Kosova është njohur nga platforma shkencore SCOPUS.
Ndaj saj ka reaguar kardiologu Gani Bajraktari, i cili thotë ta ketë bërë ai këtë personalisht dhe se ministria nuk ka asnjë meritë për këtë. Sipas tij, asnjë ministri nuk është marrë asnjëherë me këtë çështje.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar komunikimet që ka bërë me këtë platformë, derisa ka thënë se ka dashur të bëjë diçka për shtetin dhe nuk do asnjë meritë nga ajo, derisa Bajraktari thotë se ai nuk u emërua në asnjë nga komisionet shtetërore për shkencë, nga asnjë qeveri.
Postimi i tij i plotë:












