Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kastrati akuzon VV-në për vjedhje të mandatit: Vetëm në kohën e Millosheviqit kemi parë veprime të ngjashme

29/07/2024 - 14:51
në Lajme
A A
Kastrati akuzon VV-në për vjedhje të mandatit: Vetëm në kohën e Millosheviqit kemi parë veprime të ngjashme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka hedhur akuza në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje për thirrjen e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Kastrati i cili është nënkryetar i këtij komisioni, ka thënë se partia në pushtet ka vjedhur mandatin e kryesuesit, që këtë rast është Shemsedin Dreshaj i AAK-së.

Edhe pas dërgimit të emailit nga kryetari i komisionit hetimor Shemsedin Dreshaj se për shkak të mungesës së kuorumit komisioni vazhdon punën pas pushimeve, sot deputetët e VV-së kanë shkuar në kuvend dhe e kanë zgjedhur jashtëligjshëm kryesuesën e tyre të komisionit DUKE E VJEDHUR kështu mandatin e kryesuesit dhe të zëvendës kryesuesit të komisionit hetimor. Kryesuesi, zëvendës kryesuesi dhe anëtarët e komisionit i emëron me votë VETËM KUVENDI , siç na ka emëruar edhe neve”, ka shkruar ndër të tjerash Kastrati.

Sipas tij, kjo është i jashtëligjshëm dhe është intervistim njëpartiak i Dejona Mihailit. Madje, veprime të tilla sipas Kastratit kanë ndodhur në kohën e kryekriminelit serb, Slobodan Millosheviq.

“Këta janë të njëjtit që me vota të VJEDHURA (në mungesë kuorumi) kanë kaluar Ligjin për Tekstet Shkollore, kështu që vjedhja sot e mandatit të kryesuesit të Komisionit nuk është befasi. Vetëm në kohën e Millosheviqit kemi parë veprime të ngjashme kur merrej e suspendohej mandati dhe kompetencat e deputetit në këtë mënyrë. Me këtë lëvizje këta qëllimin e kanë me zhvendos vëmendjen nga HETIMI I NAGAVCIT PËR SHPENZIMIN 11 MILIONËSH për tekstet shkollore. Nuk do të zhvendoset vëmendja. Ne do të vazhdojmë intervistimin e dëshmitarëve sipas njoftimit të kryesuesit z.Dreshaj, ndëra ky intervistim sot është i jashtëligjshëm. Ky është intervistim njëpartiak i DEONA MIHAJLAVE”, ka shkruar tutje Kastrati, teksa ka cituar edhe Ligjin në fuqi për hetimin Parlamentar.

“Sipas Ligjit në Fuqi për Hetimin Parlamentar neni 10 : ” kryesuesi i komisionit emërohet nga kuvendi….nga radhët e grupi parlamentar që nuk është iniciator i themelimit të komisionit dhe NUK I PËRKET PARTISË SË KOALICIONIT QEVERISËS.  Zëvendës kryesuesi emërohet nga kuvendi me propozim të iniciatorit ose grupit iniciator të Komisionit”.

Kjo sot është shkelje e ligjit, shkelje e vendimit të kuvendit për themelimin e këtij komisioni dhe duhet të hetohet nga prokuroria speciale ashtu siç duhet të hetohet krejt procesi i dyshimt 11 MILIONËSH i shpërndarjes së teksteve shkollore nga MASHT. Tashmë u mësuam me ta, kështu që nuk kemi nevojë të themi sa marre është kjo, sepse këta veç marre nuk kanë”, u shpreh Kastrati.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë