Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kastrati: Osmani e Kurti përballë Ramës sikur F.K KEK-u kundër Real Madridit, 0-3

20/06/2022 - 19:52
në Lajme
A A
Kastrati: Politika e jashtme version më i keq se “Big Brother”, Thaçi dikur ia siguronte Kosovës mbi 100 njohje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka komentuar paraqitjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, përgjatë vizitës së tij në Kosovë.

Kastrati e ka krahasuar atë me përformancën e liderëve kosovarë, duke bërë një analogji mes ekipeve të futbollit.

“Albin Kurti e Vjosa Osmani përballë Edi Ramës i bie sikur të luante K.F. “ KEK”-u kundër kampionit aktual Real Madrid”, deklaroi Kastrati.

“Ndërsa Edi Rama tejkalon këto idiotizmat për vota lokale me lehtësi duke u angazhu për shqiptarizmën, si: për UÇK-në në Hagë, për përralat e Martyt në Këshillin e Evropës e deri te hjekja e tarifave doganore për bizneset e Kosovës”, vijon ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Kurti – Rama 0 – 3

Albin Kurti e Vjosa Osmani përballë Edi Ramës i bie sikur të luante K.F. “ KEK”-u kundër kampionit aktual Real Madrid.

Kurti e Osmani nuk i kanë as muskujt politik e as kokën për ta mbajtur me dinjitet peshën e institucioneve që përfaqësojnë.

Ata vazhdojnë qasjen plot urrejtje në raport me Kryeministrin Rama. Ky është diskursi primitiv i shekullit të kaluar përmes të cilit edhe i fituan zgjedhjet. Pra, PLOT URREJTJE për armikun e “ brendshëm”. Pikërisht këtë polarizim mes shqiptarësh e kërkon Serbia me shekuj.

Këta dy pra e shohin pushtetin si pronë personale, njësoj sikur disa fëmijë lazdrana lodrat e veta.

Ndërsa Edi Rama tejkalon këto idiotizmat për vota lokale me lehtësi duke u angazhu për shqiptarizmën, si: për UÇK-në në Hagë, për përralat e Martyt në Këshillin e Evropës e deri te hjekja e tarifave doganore për bizneset e Kosovës.

Albini, Vjosa e Gërvalla do duhej çdo ditë të qëndrojnë në paradhomën e zyrës së Edi Ramës duke e lutur : “ O xhaxhi Edi të lutemi na mëso, na oriento për lobimet sepse ne vijmë nga lagjet, kurse ju jeni KM i një vendi në OKB, në NATO, OSCE, etj, etj, etj”.

Fatkeqësisht këta e bëjnë të kundërtën e interesit të Kosovës.

Bie në sy shumë edhe dimensioni i paraqitjeve….që thojnë në Shqipëri të vjen me qesh dhe me qajt kur i sheh.

Duke qenë të mbushur plot urrejtje ( për arsye që ndoshta, ndoshta mund të kenë datë në fëmijëri) në takime si këto Albini del i neveritshëm e Vjosa del sipërfaqësore, statike dhe e varfër në artikulim. Dizajnet e diplomatit Valdrin Sahiti nuk hyjnë në punë.

Ndërsa të dytë së bashku dalin qesharak përball klasit të Edi Ramës me plot stil, me plot sharm, plot kreativitet e me potencë intelektuale.

Dhe si përkthehet kjo?

P.sh. Vjosa ja preu fytyrën në foto Edi Ramës e ky sot i uron shëndet të plotë.

Albini mundohet ta poshtëroj duke ju referuar deklaratës së Ramës për portet, ndërsa Rama si zakonisht me përgjigjet në xhep e çmonton duke i thënë:” po qe për vëzhgues, ky ta vëzhgon Kinën nga Kosova se lëre më Ohrin”. Ahahahaha

Krejt në fund (në kohën shtesë) me pozitivitet e dashuri i përshëndet kamarierat prezent aty me foton dhe shënimin “ GOOD BOYS”. 🙂

Kurti – Rama 0-3

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë