Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë Kurti për shtyerjen për targa, ka thënë se ndonëse Kurti më herët thoshte se nuk di çfarë është ky presioni ndërkombëtar, sot u tërhoq nga implementimi i vendimit të tij për targa.
Kastrati ka thënë se megjithatë, kryeminsitri Kurti me një vendim të tillë ka bërë mirë sepse në të kundëert do t’i shërbente interesave ruso-serbe.
Postimi i plotë:
“Unë nuk di çfarë është ky presioni ndërkombëtar”-thoshte Kurti dikur.
Sot u tërhoq nga implementimi i vendimit të tij për targa. Mirë shumë se përndryshe do ti shërbente interesave ruso-serbe.
“Nuk e kemi shtyrë afatin për targat, vetëm e kemi përshkallëzuar atë”, tha pastaj sot Kurti.
Aha, dmth po i bie që sa i përket vendimit sot paska kalu nga ngurtësimi në gjendje të lëngshme (athua çfarë lëngu more).
Kurti duke e pas idol Edi Ramën dëshiroj të faktorizohej si lider i fuqishëm rajonal. Si gjithmonë, zgjodhi metoda dhe rrugë të gabuar.
Çështjet e sigurisë rajonale që shkojnë përtej kompetencave të Republikës së Kosovës i menaxhojnë disa babloka tjerë perëndimorë.
Teatri i Kurtit në Veri ka poashtu edhe një qëllim.
Me spostu vëmendjen nga ikja masive e rinisë, me spostu vëmendjen nga fukarallëku ekstrem i cili kryesisht është rezultat i keqmenaxhimit të qeverisë së stërmbushur me ministra adoleshtent e të papjekur.
Presim tash deri në teatrin dhe transformimet e radhës nga ngurtësimi në gjendje e lëngshme.











