Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Katër shoferë në Ferizaj dënohen se vozitën të dehur – dy të tjerë se tejkaluan shpejtësinë

26/07/2026 - 13:36
në Lajme
A A
Katër shoferë në Ferizaj dënohen se vozitën të dehur – dy të tjerë se tejkaluan shpejtësinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjashtë shoferë janë ndëshkuar nga Policia në Ferizaj pas kontrolleve të shtuara në trafik, ku janë evidentuar raste të vozitjes nën ndikim të alkoolit dhe tejkalimit të shpejtësisë së lejuar.

Katër shoferë janë ndaluar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, pasi testimi me alkooltest ka treguar se po drejtonin automjetet në gjendje të dehur. Për ta janë shqiptuar gjoba nga 200 deri në 300 euro, pikë negative dhe masa të përkohshme të heqjes së patentë-shoferit.

Në mesin e të ndëshkuarve ishte një 25-vjeçar, i cili rezultoi me 1.11 promilë alkool në gjak dhe u dënua me 300 euro gjobë, 2 pikë negative dhe heqje të patentë-shoferit për gjashtë muaj.

Tre shoferë të tjerë, të moshave 25 dhe 26 vjeç, rezultuan me nivel alkooli nga 0.86 deri në 1.00 promilë dhe u ndëshkuan me nga 200 euro gjobë, 2 pikë negative dhe pezullim të patentës për tre muaj.

Ndërkohë, në rrugën magjistrale në fshatrat Bibaj dhe Koshare, dy shoferë u kapën duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Një 18-vjeçar, në një zonë ku kufizimi ishte 40 km/h, u evidentua duke vozitur me 102 km/h, për çka u gjobit me 300 euro, 3 pikë negative dhe iu hoq patentë-shoferi për tre muaj.

Rast tjetër ishte një 26-vjeçar, i cili në një zonë me kufizim 50 km/h u kap duke lëvizur me 80 km/h. Edhe ndaj tij u shqiptuan masat e parapara ligjore.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet e shtuara me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe parandalimit të shkeljeve të rënda në trafik.

JU REKOMANDOJMË

Policia ndal ceremoninë e martesës në Fushë Kosovë – 15-vjeçarja u gjet në veturë me dhëndrin e dyshuar, tre persona në pranga

Policia ndal ceremoninë e martesës në Fushë Kosovë – 15-vjeçarja u gjet në veturë me dhëndrin e dyshuar, tre persona në pranga
26/07/2026 - 14:35

Një informacion tronditës që mbërriti në Policinë e Kosovës në orët e para të mëngjesit çoi në zbulimin e një rasti të dyshuar të martesës së një vajze...

Më shumëDetails

Skandal: Inspektorati ia ndalon veprimtarinë e mbjelljes së flokëve klinikës “Trandevue”, zbulon se rreth 300 pacientë morën shërbime të palicencuara

Skandal: Inspektorati ia ndalon veprimtarinë e mbjelljes së flokëve klinikës “Trandevue”, zbulon se rreth 300 pacientë morën shërbime të palicencuara
26/07/2026 - 14:05

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të...

Më shumëDetails

Kurti viziton familjen e heroit Enver Zymberi, në 15 vjetorin e vdekjes së tij

Kurti viziton familjen e heroit Enver Zymberi, në 15 vjetorin e vdekjes së tij
26/07/2026 - 13:01

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar familjen e heroit Enver Zymberi në Ditën Memoriale në nderim të policëve që humbën jetënnë krye të detyrës. Ai u...

Më shumëDetails

Gjendet Golf II i vjedhur në Gjilan, arrestohet hajni

Gjendet Golf II i vjedhur në Gjilan, arrestohet hajni
26/07/2026 - 13:00

Një Golf II GTI i vitit 1990, i cili u vodh nga një garazh në Gjilan, është gjetur vetëm një ditë më vonë nga Policia e Kosovës, ndërsa...

Më shumëDetails

Adem Demaçi kujtohet për qëndresën dhe sakrificën për lirinë e Kosovës

Adem Demaçi kujtohet për qëndresën dhe sakrificën për lirinë e Kosovës
26/07/2026 - 11:56

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, bënë homazhe në përvjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Adem Demaçi, duke...

Më shumëDetails

Avni Arifi: Nëse konfirmohen pretendimet për koordinimin e Lule Gjelit, do të ishte një nga format më të rënda të manipulimit politik

Avni Arifi: Nëse konfirmohen pretendimet për koordinimin e Lule Gjelit, do të ishte një nga format më të rënda të manipulimit politik
26/07/2026 - 11:38

Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Avni Arifi, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me pretendimet se Lule Gjeli është koordinuar nga persona që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Kajtazi nxjerr shkrimin e gazetës amerikane për “Lule Gjelin”: Është Albin Kurti në tastierë, llumi i arratisur nga vendi i tij

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Haki Abazi i vetëofrohet Prokurorisë: ‘Lule Gjeli’ është në shërbim të Kurtit e Mihalit, e kam takuar në vitin 2021 në Delaware

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Skandal: “Intergen” i Serdar e Gulay Ceylaner kapet duke kryer shërbime laboratorike të gjenetikës pa licencë në Kosovë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Zbulohet shuma marramendëse që pritet të fitojë Kristian Prenga nga dueli me Joshuan

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë