Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Katër të pl@gosurit në Klinë janë vëllezër, Policia dhe Prokuroria japin detaje

24/02/2025 - 12:55
në Lajme
A A
Katër të pl@gosurit në Klinë janë vëllezër, Policia dhe Prokuroria japin detaje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës kanë konfirmuar se janë arrestuar dy të dyshuarit për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Komunën e Klinës.

Sipas informatave katër viktimat janë vëllezër, por që arsyet që kanë çuar deri të konflikti ende nuk janë të ditura për Prokurorin e Policinë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se pas një operacioni intensiv janë lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarit.

Ai theksoi se hetimet janë në fazën fillestare dhe se viktimat do të intervistohen pasi të marrin trajtimin mjekësor.

“Lidhur me këtë çështje dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri ku në vendin e ngjarjes ka dal Policia e Kosovës, ku në vendin e ngjarjes ka dal menjëherë Policia e Kosovës ku ka hasur në njërën nga viktimat. Ku më pas në spitalin Rajonal të Pejës kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë duke u trajtuar edhe tre persona të tjerë, ndërkaq përsonat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një punë operative policore intensive janë lokalizuar dy personat e dyshuar dhe më pas janë arrestuar dhe të njëjtit pas intervistimit nga hetuesit në praninë e avokatëve mbrojtës me urdhër të prokurorit të shteti janë ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor prokurori i shtetit do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Nikçi.

Nikçi ka thënë se të dy personat janë në procedurë penale.

“Është fazë shumë e hershme për të folur për dyshimet. Ajo çka është relevante është se dy persona i kemi në procedurë penale dhe njëkohësisht janë duke u trajtuar viktimat dhe ku me pas do të intervistohen, do të intervistohen edhe personat e mundshme të tjerë që mund të kenë informata dhe gjithashtu do të sigurohen provat që do të shërbejnë në procedurë penale”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se policia ka sekuestruar armën që dyshohet se është përdorur në rast si dhe një mjete të mbrehtë.

“Do të thotë mbrëmë rreth orës 22:40 minuta polica është njoftuar se në rrugën Ilir Merkuri në Klinë ka të shtëna me armë zjarri. Policia me kërkesë ju kanë përgjigjur me të arritur në vend të ngjarjes ka takuare një person të lënduar të cilin e ka transferuar për në emergjencë të spitalit rajonal në Pejë. Gjithashtu edhe tre personat të janë dërguar për në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, pas pak kohë polica ka arritur të identifikoj lokacionin dhe t’i arrestoj dy të dyshuar lidhur me rastin. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Vlen të cekët se arma e cila dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruara nga njësit kompetente. Gjithashtu është konfiskuar nië mjet i mbrehtë”, ka thënë ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë