Një rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është zbuluar në Prishtinë, ku dy të rinj janë kapur në flagrancë gjatë konsumimit të substancave narkotike, mëson Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 2 maj 2026 rreth orës 23:30, në fshatin Shkabaj, në parkingun e pompës së derivateve “HIB Petrol”, ku gjatë patrullimit, njësia policore ka hasur katër persona që dyshohej se po konsumonin drogë.
Gjatë kontrollit, te i dyshuari Lorent Sinanaj (19-vjeçar) është gjetur një cigare e ndezur me marihuanë, si dhe tri qese me substancë të dyshuar narkotike (rreth 5.19 gram).
Ndërkaq, te i dyshuari tjetër Bleron Dragusha (18-vjeçar) është gjetur një mjet i mprehtë (thikë).
Dy personat e tjerë, Ridvan Berisha (19-vjeçar) dhe Edonis Berisha (20-vjeçar), janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve.
Në konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.












