Gazeta Online Veriu.info raportoi ekskluzivisht për emërimin e Drilon Hajrizit si kapiten i KB “Trepça”, gjë që u konfirmua edhe me njoftim zyrtar nga klubi.
Por ky vendim i KB “Trepça” ka nxitur kundërshtime të shumta në mesin e tifozëve të cilët kanë vërshuar me komente negative në faqen zyrtare të klubit.
Ata e kanë quajtur Hajrizin kapiten i kryesisë e shumë tjerë e kanë kritikuar pasi ai nuk i qëndroi gjithmonë besnik klubit pasi nga 2013 deri në 2020 lëvizi në klube tjera, si Pejë, Prishtinë e Bashkim.
Madje edhe pasi ishte kthyer në KB “Trepça”, Deilon Hajrizi ka pasur mospajtime me tifozerinë “Torcida”.
Më poshtë gjeni disa nga komentet negative: