Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KDI kritika pozitës e opozitës: Të mos ndiqet praktika kushtëzuese, Kuvendi me ritëm të ngadaltë dhe jo efektiv të punës

15/10/2023 - 14:34
në Pa kategori
A A
KDI kritika pozitës e opozitës: Të mos ndiqet praktika kushtëzuese, Kuvendi me ritëm të ngadaltë dhe jo efektiv të punës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në pothuajse çdo seancë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca pyet se a mund të mbahet seanca apo të votohet ndonjë ligj. Kjo për shkak të mungesës së kuorumit.

Si pasojë e kësaj, pika të shumta të rendit të ditës janë shtyrë vazhdimisht, duke mos arritur të votohen projektligjet.

Prej kohësh në Kuvend nuk po arrijnë të kalojnë as marrëveshjet ndërkombëtare, pasi nuk po arrijnë të bëhen votat e mjaftueshme për t’i kaluar ato.

E, për shkak të mosvotimit të këtyre marrëveshjeve nga partitë opozitare PDK e AAK, kryeministri Kurti vendosi të mos iu përgjigje deputetëve në pyetjet e tyre parlamentare, në seancën e javës që po lëmë pas.

Por, Lëvizja Vetëvendosje nuk mori pjesë fare në seancën kur opozita kishte kërkuar të diskutohej për një rezolutë për plotësimin e kushteve për Policinë e Kosovës.

VV tha se nuk diskutojnë për këtë çështje, përderisa opozita nuk i voton marrëveshjet ndërkombëtare.

Mirëpo, kushtëzime të tilla nuk i bëjnë mirë aspak legjislativit.

Hulumtuesi nga Instituti i Kosovës për Demokraci (KDI), Arbër Thaçi, thotë për Gazeta Blic se është për kritika mungesa e bashkëpunimit mazhorancë dhe opozitë.

Sipas tij, nuk duhet të ndiqet praktika kushtëzuese, por që kritikon dhe opozitën për mos votim të marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Mungesa e bashkëpunimit ndërmjet pushtetit dhe opozitës, në kuadër të punës në Parlament meriton kritika, pa dalluar asnjërën palë. Në kuptim të qasjes, praktika kushtëzuese nuk do të duhej të ndiqej, porse edhe qasja e opozitës në lidhje me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, më saktësisht mosvotimi i tyre, në rrethana kur nuk kanë ofruar një shpjegim ideologjik për veprimin, paraqet një papërgjegjësi kundrejt funksionit që ata bartin”, vlerëson ai.

Se sa ndikon kjo në përkeqësimin e punës së Kuvendit, Thaçi potencon se nuk mund të përkeqësohet më shumë pasi Kuvendi është adaptuar me një ritëm shumë të ngadaltë dhe jo efektiv të punës.

“Nga pikëpamja se si mund të ndikojë punën e Kuvendit, në vlerësimin tim, edhe kjo situatë nuk mund të përkeqësojë punën e Kuvendit, meqë tanimë ky institucion është adaptuar me një ritëm shumë të ngadaltë dhe jo efektiv të punës”, deklaron Arbër Thaçi nga KDI./Gazeta Blic/

JU REKOMANDOJMË

Deputeti i PDK-së: Kurtit nuk i intereson interesi shtetëror i Kosovës, neve na konvenojnë më së shumti zgjedhjet
Pa kategori

Behrami i reagon Kurtit: Ne i sollëm 118 njohje, ti nuk ke asnjë meritë në katër njohjet e fundit

23/12/2025 - 14:40
Raporti i IKD: Asnjëra nga partitë nuk e kanë vettingun në program
Pa kategori

Raporti i IKD: Asnjëra nga partitë nuk e kanë vettingun në program

23/12/2025 - 13:41
PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe
Kryesore

PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe

23/12/2025 - 13:15
Rrezarta Krasniqi: Energji pozitive dhe mobilizim i lartë i LDK-së në Pestovë për 28 dhjetorin
Lajme

Rrezarta Krasniqi: Energji pozitive dhe mobilizim i lartë i LDK-së në Pestovë për 28 dhjetorin

21/12/2025 - 19:27
Dj i famshëm në shoqërinë e Faton Shoshit
Pa kategori

Dj i famshëm në shoqërinë e Faton Shoshit

21/12/2025 - 17:12
Bedri Hamza nga Ferizaj: Qeveria ime do të jetë partnere e sektorit privat
Pa kategori

Bedri Hamza nga Ferizaj: Qeveria ime do të jetë partnere e sektorit privat

19/12/2025 - 19:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Specialja mori këtë vendim për Kadri Veselin

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Vazhdon skandali me mishin me bakterien Salmonella, kompanisë “Kajmak” Sh.P.K. nga Prizreni i asgjësohen mbi 2 mijë kg

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, MPJD del me njoftim të rëndësishëm për diasporën

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Loni Dekor lanson me sukses AI – Intelegjencën artificiale të parë të brendshme

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë