Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KEK-u reagon ndaj deklaratave të Janina Ymerit, sqaron planifikimin e energjisë për 2025

26/01/2026 - 18:26
në Ekonomi, Lajme
A A
KEK-u reagon ndaj deklaratave të Janina Ymerit, sqaron planifikimin e energjisë për 2025
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Korporata Energjetike e Kosovës ka reaguar sërish ndaj deputetes së zgjedhur nga radhët e LDK-së, Janina Ymeri.

Sipas njoftimit të KEK-ut, Ymeri “në mënyrë të vazhdueshme, ka shpërndarë informata të pasakta, propaganduese dhe të pavërtetuara lidhur me prodhimin e energjisë elektrike, duke krijuar konfuzion te opinioni publik dhe duke tentuar t’i atribuojë KEK-ut përgjegjësi që nuk i përkasin.”

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.), në ushtrim të obligimit të saj ligjor për informim të saktë, të plotë dhe transparent të qytetarëve, e konsideron të domosdoshme të reagojë publikisht ndaj një sërë deklarimesh të pavërteta, keqinterpretuese dhe të përsëritura të bëra nga znj. Janina Imeri, të cilat kanë krijuar konfuzion serioz në opinion dhe kanë shtrembëruar në mënyrë të qëllimshme rolin real dhe përgjegjësitë ligjore të KEK-ut në sektorin e energjisë elektrike”.

“Znj. Janina Imeri, në mënyrë të vazhdueshme, e paraqet KEK-un si institucion përgjegjës për planifikimin dhe rezultatin e prodhimit nacional të energjisë elektrike. Ky pretendim është faktikisht i pavërtetë dhe ligjërisht i pamundur”, thuhet tutje në reagim.

Reagimi i plotë:

SQARIM I PLOTË PËR OPINIONIN PUBLIK

Lidhur me planifikimin e prodhimit të energjisë elektrike për vitin 2025 dhe dezinformimet publike të znj. Janina Imeri

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.), në ushtrim të obligimit të saj ligjor për informim të saktë, të plotë dhe transparent të qytetarëve, e konsideron të domosdoshme të reagojë publikisht ndaj një sërë deklarimesh të pavërteta, keqinterpretuese dhe të përsëritura të bëra nga znj. Janina Imeri, të cilat kanë krijuar konfuzion serioz në opinion dhe kanë shtrembëruar në mënyrë të qëllimshme rolin real dhe përgjegjësitë ligjore të KEK-ut në sektorin e energjisë elektrike.

Znj. Janina Imeri dezinformon publikun lidhur me përgjegjësitë e KEK-ut për planifikimin e prodhimit

Znj. Janina Imeri, në mënyrë të vazhdueshme, e paraqet KEK-un si institucion përgjegjës për planifikimin dhe rezultatin e prodhimit nacional të energjisë elektrike.
Ky pretendim është faktikisht i pavërtetë dhe ligjërisht i pamundur.

KEK është prodhues i energjisë elektrike dhe përgjegjësia e saj kufizohet ekskluzivisht në planifikimin dhe realizimin e prodhimit të vet në TC Kosova A dhe TC Kosova B.
KEK nuk planifikon prodhimin nacional, nuk konsolidon bilancet sektoriale dhe nuk miraton dokumente përfundimtare rregullative.

Atribuimi i përgjegjësive që nuk i takojnë KEK-ut përbën shtrembërim të qëllimshëm të fakteve publike.

Pretendimi i znj. Janina Imeri se KEK “nuk ka pasur plan për vitin 2025” është i pavërtetë

Deklarimi se “KEK nuk ka pasur fare plan për vitin 2025” bie plotësisht poshtë nga dokumentacioni zyrtar institucional.

Faktet janë të qarta dhe të verifikueshme:

  • KEK ka përgatitur dhe dorëzuar Bilancin Vjetor të Energjisë Elektrike (BVEE) për vitin 2025 brenda afateve të përcaktuara;
  • versioni i reviduar (v.2) është dorëzuar zyrtarisht më 17 janar 2025; (shihe bashkëlidhur e-mail – kur është derguar BVEE tek institucionet relevante)
  • ky plan është bazuar në zhvillime reale teknike dhe operative të njësive prodhuese.

Ekzistenca e këtij dokumentacioni e bën çdo pretendim për “mungesë plani” një të pavërtetë faktike dhe të dokumentueshme.

Znj. Janina Imeri shtrembëron arsyen e rritjes së prodhimit në BVEE-në e reviduar

Në versionin e reviduar të BVEE-së, KEK ka planifikuar rritje të prodhimit për rreth 425.3 GWh krahasuar me versionin fillestar.

Kjo rritje bazohet në arsye teknike të dokumentuara:

  • shtyrjen e implementimit të projektit ESP & DeNOx në njësinë B2 të TC Kosova B;
  • një projekt që nuk është në kompetencë vendimmarrëse të KEK-ut sa i përket afateve;
  • shtyrja ka krijuar mundësi reale për prodhim shtesë gjatë vitit 2025.

Paraqitja e këtij planifikimi teknik korrekt si “manipulim” përbën keqinformim të qëllimshëm.

Znj. Janina Imeri keqinterpreton procesin rregullativ dhe përgjegjësinë e KEK-ut

Procesi i miratimit dhe kalibrimit të bilancit vjetor të energjisë elektrike zhvillohet përmes fazave rregullative të përcaktuara me ligj, të cilat nuk varen nga vullneti, veprimi apo vendimmarrja e KEK-ut.

Në këtë kuadër:

  • KEK nuk ka kompetencë ligjore për të miratuar bilancin final;
  • KEK nuk ka ndikim në kalibrimet apo vlerësimet që aplikohen gjatë fazës së aprovimit;
  • KEK nuk mban përgjegjësi për afatet, vonesat apo përmbajtjen e dokumentit të miratuar përfundimisht.

Për rrjedhojë, çdo tentativë për ta paraqitur këtë proces si përgjegjësi të KEK-ut përbën keqinterpretim serioz të kornizës ligjore.

Znj. Janina Imeri mashtron opinionin duke pretenduar “raportim të rremë të suksesit”

Pretendimi se KEK “raporton sukses të rremë” është i pavërtetë dhe tendencioz.

KEK ka raportuar realizimin e prodhimit:

  • në përputhje me planin e dorëzuar zyrtarisht; (me 17 Janar, 2025)
  • sipas praktikave institucionale të raportimit;
  • dhe në përputhje me kornizën rregullative në fuqi.

Përzierja e qëllimshme e planeve orientuese, planeve të miratuara dhe rezultateve reale ka për qëllim krijimin e konfuzionit publik, jo informimin korrekt.

Keqinformim i përsëritur dhe atribuim i padrejtë i përgjegjësive operative/financiare

Ky nuk është rasti i parë që znj. Janina Imeri, në mënyrë të përsëritur, përdor narrativa për “miliona euro”, duke ia atribuar KEK-ut përgjegjësi financiare, tregtare dhe rregullative që nuk i takojnë.

Ky model i vazhdueshëm përbën keqinformim sistematik të opinionit publik.

Faktet bazë të pakontestueshme që znj. Janina Imeri i anashkalon qëllimisht

Për këdo që synon të kuptojë realitetin faktik, mjafton të referohen disa fakte të qarta dhe të verifikueshme, konkretisht se:

  • është fakt i pakontestueshëm se faturat mujore të energjisë elektrike përkonsumatorëtfundorë nuk lëshohen nga KEK sh.a., por nga operatori i licencuar për furnizim;
    • është fakt i dokumentuar se çmimi i energjisë elektrike të prodhuar nga KEK sh.a., që nga viti 2019, është 29.5 €/MWh, i pandryshuar;
    • është fakt ligjor se KEK sh.a. nuk rregullon tarifa, nuk përcakton çmime për konsumatorët fundorë dhe nuk ka përfituar nga rritja e çmimeve të tarifave të energjisë elektrike në treg.

Në këtë kontekst, përpjekja e vazhdueshme për t’ia atribuar KEK sh.a. këto përgjegjësi është thellësisht shqetësuese, keqorientuese për publikun dhe e dëmshme për informimin e drejtë publik.

Prandaj, në interes të informimit të drejtë publik, mbetet e nevojshme të sqarohet se për çfarë arsye dhe me çfarë qëllimi znj. Janina Imeri insiston në atribuimin e vazhdueshëm të përgjegjësive që, sipas kornizës ligjore në fuqi, nuk i takojnë KEK sh.a.

PARALAJMËRIM INSTITUCIONAL DHE THIRRJE PËR VEPRIM

KEK sh.a. vlerëson se krijimi i kësaj gjendjeje të konfuzionit publik përmes deklarimeve të rreme dhe shtrembërimeve të përsëritura është i rrezikshëm për interesin publik dhe rendin institucional.

Në këtë kontekst, KEK:

  • i bën thirrje organeve kompetente të drejtësisë që, përveç obligimeve të tyre ligjore, kanë edhe detyrim ndaj qytetarëve, të shqyrtojnë këto deklarime dhe pasojat e tyre;
  • konsideron se trajtimi i fakteve një për një dhe zbardhja institucionale e së vërtetës është obligim publik;
  • rezervon shprehimisht të drejtën e ndërmarrjes së të gjitha veprimeve ligjore të parashikuara me ligj;
  • dhe vlerëson se kushdo që ka mashtruar opinionin publik, pavarësisht emrit apo pozitës, duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit.

KEK sh.a. mbetet e përkushtuar ndaj ligjshmërisë, transparencës dhe mbrojtjes së interesit publik.

 

JU REKOMANDOJMË

Vulin tentoi të arratisej për në Moskë, mediumi serb zbulon prapaskenat- Si u rikthye aeroplani nga Lituania në Beograd?

Vulin tentoi të arratisej për në Moskë, mediumi serb zbulon prapaskenat- Si u rikthye aeroplani nga Lituania në Beograd?
04/11/2026 - 07:55

Avioni i kompanisë “Air Serbia”, i cili ishte nisur mbrëmjen e së martës nga Beogradi drejt Moskës, ka ndryshuar drejtimin gjatë fluturimit dhe është kthyer në Beograd. Sipas...

Më shumëDetails

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan nga zgjedhjet e mesmandatit

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan nga zgjedhjet e mesmandatit
04/11/2026 - 07:51

Demokratët kanë marrë kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, duke marrë kontrollin e Kongresit për pjesën e mbetur të presidencës së Donald Trumpit. Zgjedhjet e mesit të...

Më shumëDetails

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së
03/11/2026 - 22:47

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian, duke theksuar se Kosova, Maqedonia e...

Më shumëDetails

Sindikata e pranon: Që nga viti 2021, Policia nuk është pajisur me uniforma të rregullta

Sindikata e pranon: Që nga viti 2021, Policia nuk është pajisur me uniforma të rregullta
03/11/2026 - 22:40

Një komunikim në një grup privat mes policëve shpërfaqi gjendjen e mjerueshme në logjistikën e Policisë së Kosovës. Kësaj radhe, problemi lidhej me uniformat. Aty kërkohej që të...

Më shumëDetails

Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin

Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin
03/11/2026 - 22:30

Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ka deklaruar në emisionin Pressing se ka akterë brenda Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që e shohin të...

Më shumëDetails

“Nuk e di pse asht kthy ai ligj – Nuk mundet me u kthy ma keq se qysh asht ba”, Rrustem Mustafa për Ligjin për Specialen

“Nuk e di pse asht kthy ai ligj – Nuk mundet me u kthy ma keq se qysh asht ba”, Rrustem Mustafa për Ligjin për Specialen
03/11/2026 - 22:17

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa, ka folur në emisionin Pressing lidhur me Ligjin për Gjykatën Speciale, duke shprehur paqartësi për arsyen e kthimit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kur do ta kemi një dasmë nga Leonora Jakupi?

    Leonora Jakupi ndahet nga burri pas 10 vitesh? Këngëtarja reagon ashpër (foto)

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Gazetarja e njohur: Një ministër më propozoi marrëdhënie treshe në hotel

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë