Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi në Prime Time në Kanal10 ka deklaruar arsyet pse kryeministri i Kosovës do të duhejn ta kishte pagën mbi 5 mijë euro.
Sipas tij, kjo matematikë do ta rregullonte edhe pagën minimale në vend e cila sipas tij, do të duhej të bëhej 700 euro dhe kjo do të ndikonte edhe tek të rinjtë për të mos e braktisur Kosovën.
“Paga e kryeministrtit edhe presidentit është mizore. Çka do me bë kryeministri me të? Kryeministri duhet me bë një pushim të mirë, atij do të duhej t’i garantohej një pagë në vlerë të 5 mijë eurove. Kryeminstri krijon politika dhe e mban krejt politikat ekonomike të një shteti. Nëse kryeministri e ka pagën 5 mijë, atëhere kam me tentuar që paga minimale mos të jetë më pak se 700 euro. Nëse kishte me arritur ta bënte pagën minimale 700 euro nga Kosova nuk do të ikte askush”, tha Kelmendi në Prime Time.












