
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, së bashku me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor dhe 3 emisarë tjerë evropianë zhvilluan sot një takim me kryeminsitrin Kurti.
Pas takimit, Lajçak, tha se Kosova duhet të nisë me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në lidhje me deklaratën e Lajçak ka folur për “Gazeta Blic”, profesori universitar, Muhamet Kelmendi.
Kelmendi tha se serbët në Kosovë kanë të drejta të gjera dhe se nuk duhet lejuar asnjë lloj organizimi tjetër.
Ai u shpreh se nuk është barazi kur për mbi 100 mijë shqiptarë në Luginë të Preshevës as nuk diskutohet Asociacioni ndërsa për 30 mijë serbë po
“Serbët në Kosovë kane të drejta të gjera, nuk duhet lejuar asnjë lloj organizimi tjetër.Asociacioni i komunave serbe është subjekti vdekjepurës i shtetit të Kosovës, me atë kurrë nuk ka paqe. Kjo u pa edhe me rastin e terrorit serb ne Banjske të Zveçanit. Kjo, po del edhe në faktin se për 30 mijë serbe kërkohet Asociacion në Kosove e për mbi 100 mije shqiptarë në Luginën e Preshevës në Serbi as që diskutohet Asociacioni, kjo nuk është barazi” deklaroi Kelmendi për “Gazeta Blic”
Kelmendi pati kritika për mesazhin që dhanë sot në Prishtinë të dërguarit e SHBA-ve dhe BE-së.
“BE-ja dhe SHBA-të edhe pas aktit agresivo-terrorist ne Banske të Kosovës qëndrojne pranë idesë së ndërtimit të Asociacionit serb në Kosovë.Lajçak udhëhoqi delegacionin që sot u takuan në Prishtinë me Kurtin.Në Prishtine doli se nga rruga e përcaktuar në planin e BE-së nuk ka kthim prapa, ndërsa agresioni terrorist i shtetit serb, nuk u kap si shkak për masa ndëshkuese dhe fare nuk u fut në dialogim.BE-ja dhe SHBA-të kanë vendosur që në Kosovë të ndërtohet shteti i trete serb. Me Asociacion ( bashkesi) realizohet de -fakto dhe de – jure shteti serb.Natyrisht se pa Kosoven nuk mund të arrihet ky qëllim, i duhet pajtueshmëria e Kosovës” deklaroi Kelmendi për “Gazeta Blic”.
Emisari i BE-së Lajçak u shpreh se e vlerëson gadishmërinë e kryeministrit Kurti për të vazhduar diskutimet.
“Kurti ka një përgjegjësi për të bërë progres në normalizimin e relacioneve nëse Kosova do të bëjë progres drejt BE-së. Tash ne duhet të theksojmë nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit pa ndonjë vonesë. Pa këtë, nuk do të ketë progres të Kosovës në rrugën europiane. E vlerësojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet tona shpejt. Do të vazhdojmë në Beograd ku do të takojmë presidentin Vuçiq” deklaroi Lajçak.












