Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kelmendi viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Dita e Ditës së Çlirimit të Kosovës dhe liderët politikë e ushtarakë të UÇK-së

14/06/2024 - 22:20
në Kryesore, Lajme
A A
Kelmendi viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Dita e Ditës së Çlirimit të Kosovës dhe liderët politikë e ushtarakë të UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Afaristi i njohur dhe pronari i ELKOS Group, Ramiz Kelmendi, në përvjetorin e 25-të të çlirimit të Kosovës, ka vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Kelmendi ka thënë se “liderët e UÇK-së në këtë festë të çlirimit janë duke u mbajtur në hapësirat e burgut në Hagë duke e mbrojtur pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe komandantëve të saj, përballë akuzave gënjeshtare dhe shantazheve të mëdha ruso-serbe pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

“Në anën tjetër gjykatat dhe organet e sajë shoviniste dhe gjenocidale serbe kidnapojnë qytetarët e pafajshëm të Republikës së Kosovës nën akuza të njëjta në burgjet e Serbisë. Në anën e tjetër po ashtu të errët, Serbia mbanë në humnerat eshtrat e trupave të fëmijëve, grave, burrave të zhdukur shqiptarë tash e 25 vjet të mbuluara me mbeturina dhe zallina ku vetëm ata dinë të lëndojnë e prekin prindërit, vëllezërit dhe motrat në këso forma. 25 vite pa asnjë gjurmë, të cilët nuk po e shijojnë çlirimin”, ka shkruar Kelmendi në një postim në Facebook.

Më tej Kelmendi ka thënë se “nuk ka komandant i zonave të UÇK-së që nuk ka kaluar nga ato dhoma të paraburgimit deri në prezantimin e pafajësisë së tyre pranë gjykatave Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe që të gjithë arritën të zhbëjnë akuzat e rrejshme dhe të trilluara e të nxitura nga strukturat serbo – ruse”.

“Sot e tre vite e gjysmë, pre e këtyre gënjeshtrave gjenden fytyrat më eminente politike të UÇK-së duke u ballafaquar me këto akuza nga e njëjta fabrikë e trillimeve. Aty po prezantohet pastërtia e liderëve politikë dhe ushtarakë të UÇK-së dhe mos të harrojmë se mbrojtja juridike e këtyre liderëve duhet ndihmuar në vazhdimësi deri në përfundimin e gjykimit dhe gjithnjë duke besuar në drejtësinë ndërkombëtare dhe duke mos prejudikuar e nxitur ndonjë formë tjetër të pengimit të punës së tyre – sidomos ne terren, sepse vendimi i kësaj gjykate është me rëndësi më të madhe se dënimi ndaj individëve. Prandaj aty duhet të financohen avokatët me renome që janë të aftë t’i kundërvihen akuzave të shumta dhe të orkestruara nga akademitë e shkencave serbo-ruse, nga shoqëritë e avokatëve dhe prokurorëve serbo – rusë. Pra, liderët politiko ushtarakë kanë para vetës krijueshmëri të fortë të gënjeshtrave (Akademia e Shkencave Serbe) kanë postulat që thekson se krenaria e çdo serbi është gënjeshtra e mirë (që dëmton në veçanti shqiptarët), pra kemi të bëjmë me krenarinë kombëtare të tyre-gënjeshtrën”, thotë Kelmendi.

Kelmendi ka thënë se ishte në vizitë te liderët e UÇK-së në Hagë, “të cilët ishin krenarë që po prezantojnë pastërtinë udhëheqëse të tërë komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së në betejën përfundimtare”.

“Urova ditën e Çlirimit, biseduam shëndosh dhe me interes kombëtar. U frymëzova me qëndrimin e fortë që kishin, arritën të më japin kurajo që ekonomia dhe zhvillimi i vendit, atje, është po aq i rëndësishëm sa edhe beteja jonë këtu”.

Kelmendi thotë se ata “ishin krenarë që po prezantojnë pastërtinë e liderëve dhe gjithnjë kishin theksin se shumë shokë dhe bashkëluftëtarë kanë dhënë edhe jetën për liri, e ne këtu qëndrojmë dhe së shpejti besojmë në liri, siç edhe besojmë në drejtësinë ndërkombëtare”.

“Ata liderë duhet mbështetur me të gjitha format e ndihmës juridike, ekonomike, politike që të përballojnë akuzat e fabrikuara serbo – ruse. Unë sigurisht që do hapi kuletën e mbështetjes”.

“Urime Dita e Çlirimit, President Hashim Thaçi, Kryeparlamentar Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Urime qytetarë kjo ditë e lavdishme”.

“Faleminderit AMERIKË, Faleminderit NATO, që na mundësuat të jetojmë dhe punojmë në Liri. Falënderim të veçantë për Presidentin Rugova, Familjen Jashari, Familjen Haradinaj, heronjve dhe dëshmorëve Lavdi qe me Gjakun e tyre e bënë Lirinë dhe Pavarësinë”, ka shkruar Kelmendi.

JU REKOMANDOJMË

“Ata nuk pritën pranverën, ata u bënë pranvera”, OVL-UÇK përkujton dëshmorët që ranë gjatë muajit shkurt – Emrat

Veteranët e UÇK-së hatrohen në Kurtin: Rritje pagash e pensionesh për të gjitha kategoritë, ne u harruam
15/02/2026 - 11:09

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka përkujtuar dëshmorët e UÇK-së që ranë gjatë muajit shkurt në luftën e fundit në Kosovë OVL, duke nderuar ata thotë...

Më shumëDetails

Incident në Mitrovicën e Veriut: Një burrë goditet me gur në kokë pas një fjalosjeje

Aksioni kundër fajdesë në Prishtinë, arrestohen dy persona
15/02/2026 - 10:39

Një person në Mitrovicë të Veriut ka njoftuar Policinë e Kosovës se pas një fjalosjeje me disa individë është qëlluar me gur në kokë, duke pësuar lëndime të...

Më shumëDetails

Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3

Shtatë vendimet e para të qeverisë “Kurti 3”
15/02/2026 - 10:24

Albin Kurti e fitoi besimin e votuesve me një diskurs të fortë për sovranitetin e Kosovës dhe barazinë si shtet. Por, mandatin e ri si kryeministër e nis...

Më shumëDetails

Persona të panjohur depërtojnë në shtëpinë e një kosovari që jeton në diasporë, vjedhin dy armë me leje

Vidhen pajisje teknologjike në Prishtinë
15/02/2026 - 09:52

Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e vëllait të tij, i cili aktualisht ndodhet jashtë shtetit dhe kanë vjedhur dy...

Më shumëDetails

Përparim Rama mban sot konferencë për media në ora 14:00, mësohet arsyeja

Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme për nesër
15/02/2026 - 09:04

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama do të mbajë sot konferencë për media në ora 14:00. Kjo për siç tregon ai, mospërfshirjen e buxhetit të Komunës së Prishtinës në...

Më shumëDetails

Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë pasoja shumë traumatike

Zhvillimet në Gaza, Trumpi: Ka ‘konsensus’ për hapat e ardhshëm!
15/02/2026 - 08:47

Shtetet e Bashkuara shtuan presionin ndaj Iranit këtë javë, duke vendosur një afat njëmujor për një marrëveshje dhe duke njoftuar dërgimin e një aeroplanmbajtëseje të dytë në Gjirin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fundi i spitalit “Sante Plus” në Pejton të Prishtinës: Pas hulumtimit të Veriu.info, turku Bilal Kara merr plaçkat dhe largohet nga objekti ku vepronte ilegalisht

    Fundi i spitalit “Sante Plus” në Pejton të Prishtinës: Pas hulumtimit të Veriu.info, turku Bilal Kara merr plaçkat dhe largohet nga objekti ku vepronte ilegalisht

    181 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Suanita tregon arsyen pse u nda nga vëllai i Ramiz Lladrovcit (VIDEO)

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Labi bën një kërkesë për produksionin pas daljes nga BBVK

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Pas eleminimit Labi ‘tregon’ sa vota mori mbrëmë, akuzon rëndë produksionin

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • VIDEO/I plagosuri në Mitrovicë është 44 vjeçari B.S., flasin nga Spitali i Mitrovicës për gjendjen e tij

    209 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 52

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë