Të hënën e kësaj jave në protestat e serbëve të organizuara në Zveçan, në mesin e shumë gazetarëve që u sulmuan nga protestuesit ishte edhe gazetari serb nga veriu, Branislav Kërstiq.
Kërstiq ka folur për momentin kur ai mori lëndime në këmbën e tij derisa po raportonte për tensionet nga ajo zonë.
Mjeti shpërthyes që mori lëndime Kërstiq ishte një shok-bombë e cila u gjuajtë nga protestuesit serb gjatë përballjes së tyre me ushtarët e KFOR-it.Kërstiq në Info10 tha se ka marrë lëndime në ashtin kryesor të këmbës, e që në momentin e shpërthimit të tij, ai tregon se e kishte të gjakosur atë.
“Në fillim kam qenë pak i shqetësuar, sepse një ekspoloziv shumë serioz, ma ka bërë një dëmë jo aq serioze në këmbën time, në ashtin kryesor. Këmba ime ishte plotë me gjak. Gjuri im nuk ka funksionu si duhet. Natën e parë, s’ke i fryer në atë mënyrë sikurse ditëve tjera pastaj. Ke sitiatë e tensionuar shumë. Ke një një eksploziv shumë serioz, nga ato shok-bombat. Më duket edhe gurë kanë ardh në drejtimin tim. Unë kam qenë një viktim e vogël.”, u shpreh Kërstiqi.As ky lëndim nuk e pengoi gazetarin serb, që ta vazhdoj misionin e tij.
Vetëm një ditë më pas Kërstiq ka treguar se ka vazhduar me detyrat e tij, prej gazetari.“Të nesërmen në mengjës unë kam vazhduar të punoj, sepse ajo është puna ime. Në ditët kur i kemi tensionet, në ditën kur vendoset ardhmëria e shtetit, në atë mënyrë do të kemi paqe. Më duket dicka brenda meje ka insistuar të dal në terren. Terapia im, që vet e kam marrë si vendim, tash për tash po funksionin. Punoj cdo ditë, edhe ngarkoj trurin me obligime.”, tregoi tutje Kërstiqi .