
Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli u deklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.
Deklarimin rreth fajësisë, të akuzuarit e bënë në seancën fillestare të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Merita Bina-Rugova, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Absolutisht, për asnjërën hiç edhe kisha pas qejf nëse vetëm njëra prej provave që i ka cek ajo figuron dora jem apo diçka…qitu burgim të përjetshëm”, tha Hoxhaj.











