Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka kritikuar Komunën e Prishtinës lidhur me shpenzimet për kioskat e reja në kryeqytet, duke ngritur shqetësime për koston e tyre dhe përdorimin e parasë publike.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Kërçeli ka vënë në pikëpyetje çmimin prej 56 mijë eurosh për një kioskë, duke e krahasuar këtë shumë me koston e blerjes së një banese në Prishtinë.
Ai ka ngritur dyshime për mënyrën se si po shpenzohen taksat e qytetarëve përmes procedurave të prokurimit publik.
“A i meritojnë qytetarët e Prishtinës që të abuzohet me taksat e tyre?”, shkruan Kërçeli në reagimin e tij.
Çështja e çmimit të kioskave në Prishtinë është ngritur edhe më herët në debatet publike. Në gusht të vitit 2025, mediat raportuan se Komuna kishte zhvilluar procedurë prokurimi për kioska të reja, me vlerë mbi 56 mijë euro për njësi. Sipas raportimeve të atëhershme, në tender kishte konkurruar vetëm një kompani.
Video e plotë:













