Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kërçeli: Para se ta thërrasim seancën, presim një marrëveshje politike

11/08/2026 - 13:02
në Kryesore, Lajme
A A
Deputeti Ilir Kërçeli i bën thirrje Shqipërisë ta shpallë non grata ministren serbe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka folur për thirrjen e seancës së re, afatet kushtetuese dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes subjekteve politike për pozitat e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Kërçeli ka thënë se janë në pritje të një takimi me partitë dhe subjektet politike për të arritur një marrëveshje për të gjitha pozitat institucionale.

“Sa i përket thirrjes së seancës së re, siç keni dëgjuar edhe nga kryeministri Kurti, ne jemi në pritje të një takimi me partitë, me subjektet politike për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të gjitha pozitat e institucioneve të Republikës së Kosovës. Deri tash unë për vete nuk jam i informuar se është bërë edhe një tentim për takime të radhës me liderët e partive politike.

Po sa i përket afatit kushtetues, ne si kemi as gjashtë ditë që jemi betuar si deputetë dhe para kësaj seance të betimit të deputetëve nuk kemi mundur të takohemi dhe të thërrasim seancë. Seanca e parë ka qenë seanca për betimin e deputetëve. Kurse sa i përket pyetjes së dytë rreth 48-orëshit, ne mendojmë se opozita po deklaron se duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe kryesia e Kuvendit, mirëpo ju siç e dini pas saj menjëherë vjen votimi për qeverinë e Republikës së Kosovës dhe pastaj për presidentin apo presidenten e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje konsideron se së pari duhet të kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të gjitha pozitat, para se të votohet kryetari i Kuvendit dhe anëtarët e kryesisë së Kuvendit”, tha Kërçeli.

Këto komente Kërçeli i bëri në ditën e dytë të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, organizuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Gruda për dallimin mes PDK dhe VV: “Unë lexoj dosje tri orë, një koleg i VV-së del në TikTok”

Gruda i PDK-së: S’ka asnjë ndryshim të pozicionit
11/08/2026 - 12:39

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka zbërthyer në thelb dallimin mes partive konvencionale, aktualisht në opozitë dhe partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Duke trajtuar mungesën e rikthimit të...

Më shumëDetails

Thaçi do të qëndrojë në paraburgim deri në aktgjykim, Gjykatësi jep urdhër të mos dërgohen më komente për rishikimin e radhës

Deklaratat hyrëse në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë më 27 shkurt
11/08/2026 - 12:34

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të qëndrojë në paraburgim të paktën deri në shpalljen e aktgjykimit në rastin kundër tij dhe Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup...

Më shumëDetails

Reagon PDK: Kjo është situata që po ndodhë në Kuvend

PDK i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
11/08/2026 - 11:58

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar me një komunikatë për situatën aktuale në Kuvend. DK ka treguar tre pika kryesore me anë të së cilës tregon anën juridike...

Më shumëDetails

A ka kolona në kufi? Këto janë të dhënat e fundit

Përditësohen të dhënat, kaq po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë
11/08/2026 - 11:42

Në pikëkalimet kufitare të Kosovës aktualisht nuk raportohet për pritje të gjata, ndërsa lëvizja e automjeteve po zhvillohet kryesisht pa vonesa të theksuara. Sipas të dhënave të publikuara...

Më shumëDetails

Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në Urën qendrore

Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në Urën qendrore
11/08/2026 - 11:32

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Faton Peci, përmes një video, ka thënë se ura e re që po ndërtohet mbi lumin Ibër, po bëhet realitet. Peci, ka thënë se...

Më shumëDetails

Ermal Sadiku porosi Kurtit: Do të japësh llogari

Ermal Sadiku porosi Kurtit: Do të japësh llogari
11/08/2026 - 11:28

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka thënë se Kurti do të përgjigjet për situatën e krijuar në vend. Sipas tij, kjo është kapja më e madhe e shtetit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    259 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • A do të fillojë mësimi në Kosovë me 1 shtator? Jep përgjigje ministria e Arsimit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Rrahja mes dy grupeve në Viti, policia nis hetimet

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • KFOR: Ka nis “tranzicionin gradual” mbi Urën e Ibrit – konfirmon praninë e përhershme mbi urë, por nuk thotë se po i bartë përgjegjësitë te Policia e Kosovës

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë