Policia e Shqipërisë ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me grabitjen e ndodhur sot në Paskuqan të Kamzës, ku dy persona vodhën një sasi bizhuterish, duke kërcënuar me armë punonjëset e biznesit.
Policia bëri të ditur se ka ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorëve.
“Më datë 05.08.2026, rreth orës 14:50, në Paskuqan, 2 shtetas ende të paidentifikuar, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit L. L. dhe duke kanosur punonjëset me send në dukje armë zjarri, kanë marrë një sasi bizhuterish”.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre, si dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim./A2Cnn













