Rastet e përleshjeve mes familjarëve nuk janë të rralla në vendin tonë. Kërcënime, sulme e rrahje brutale ndodhin pothuajse çdo ditë. Një rast i tillë ka ndodhur në familjen Delolli, mbrëmjen e së hënës, ku u përfshirë në një përleshje vëllezër, axhallarë e nipa.
Pas një mosmarrëveshje verbale, Sinjali mëson se fillimisht rrahja kishte nisur në mes të dy djemve të familjes, e më pas janë përfshirë edhe vëllezërit, e nipat e tjerë. Për pasojë ata kanë pësuar të lëndime trupore, për çka kanë marrë trajtim mjekësor.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, që kanë shoqëruar në stacion policor gjashtë të dyshuarit, të cilët kanë dhënë deklarata për rastin dhe motivet e përleshjes.
Me urdhër të prokurorit ndaj tyre kanë nisur hetimet dhe që të gjithë janë dërguar në mbajtje për 48 orë.












