Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kërkesa për tërheqjen e Trustit, edhe Policia e Kosovës pritet të protestojë

15/06/2022 - 08:59
në Kryesore, Lajme
A A
Kërkesa për tërheqjen e Trustit, edhe Policia e Kosovës pritet të protestojë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës do të jenë pjesëmarrës të protestës së organizuar nga Sindikata e Re e KEK-ut, me kërkesë për votimin e Projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës Imer Zeqiri e ka thënë se do të jenë të pranishëm në këtë protestë për të përfaqësuar edhe kërkesat edhe të drejtat e Policisë së Kosovës.

“Ne edhe gjatë organizimit të protestave nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës kemi marr pjesë si kryesi ekzekutive e sindikatës për të përfaqësuar edhe kërkesat edhe të drejtat e Policisë së Kosovës. Gjithashtu edhe këtë protestë edhe ne si kryesi e sindikatës do ta përkrahim dhe do të jemi prezent si kryesi ekzekutive e sindikatës për arsye se kërkesat e sindikatës së KEK-ut janë edhe kërkesat tona”, tha ai për EO.

Zeqiri tha se në këtë protestë nuk do të përfshihen policia por vetëm kryesia e sindikatës, teksa shtoi se janë në dialog me Qeverinë e vendit dhe në pritje të një përgjigjeje për realizimin e kërkesave të tyre.

Ai tha se në rast se Qeveria ofron përgjigje negative atëherë janë të detyruar të dalin në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

“Do të jemi si kryesi ekzekutive, por Policia e Kosovës nuk ka organizuar ende protestë, aktualisht nuk e kemi në agjendë protestën me policinë e Kosovës për arsye se ende nuk i kemi harxhuar gjithë dialogun, pasi jemi në dialog me Qeverinë por kërkesat tona si Sindikatë e Policisë, ende nuk kemi marr përgjigje definitive se këto protesta nuk do të realizohen, dhe nuk e dëshirojë që Qeveria të na kthej përgjigjeje negative për kërkesat që i ka Sindikata e Policisë së Kosovës për të na detyruar edhe ne që të organizojmë një protestë dhe protesta me policinë është krejt në dorën e policisë se a donë me i pa policinë në rrugë apo jo. Ne si kryesi e sindikatës do të jemi pjesë e protestës duke e përfaqësuar edhe Policinë e Kosovës, do të jemi aty për të përkrahur të drejtat e punëtorëve në përgjithësi. Në rast se vërtetë na mbyllen dyert nga Qeveria dhe marrim përgjigjeje negative definitivisht ‘jo’, kjo krejtësisht varet nga Qeveria se a donë t’i ketë policin në rrugë apo jo”, tha Zeqiri.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë