
Ka nisur një peticion për të mbledhur 1 milion nënshkrime me moton: Jo në emrin tim.
Ky peticion do të bëhet pas verdiktit që dha sot Gjykata Speciale për Salih Mustafën, ish-komandant Cali.
Njoftimi i plotë:
P E T I C I O N
Do t’i bëjmë mbi 1.000.000 nëshkrime me moton,
‘’JO NË EMRIN TIM’’
Këto nënshkrime do t’i dorëzojmë pikërisht në këto dyer të PS në Hagë.
Të gjithë ju të cilët e shihni që kjo padrejtësi është dëmi më i madh që i bëhet popullit tonë duke filluar nga ju:
Organizata të dalura nga lufta, shoqata mbarë kombëtare, klube nga Kosova, diaspora si dhe nga të gjitha viset ku flitet shqip, ju lutem të na ndihmoni, për mbledhjen e nënshkrimeve, në komunat e juaja, ku ju jetoni dhe veproni.
Mund të lajmëroheni tek:
Kryesia
Shoqata Çamëria Kosovë
Për info shtesë:
0038345995500
Shpërndarja e këtij lajmi tek familja, miqët dhe
dashamirët e popullit nderon prijësit e lirisë sonë.
UNITETI YNË ËSHTË SHPËTIM PËR ÇLIRIMTARËT!
Me respekt dhe konsideratë të madhe ndaj të gjithë juve,











