Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kërkohet të largohen masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës

15/07/2023 - 11:56
në Lajme
A A
Kërkohet të largohen masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje dhe njohës të integrimeve evropiane presin që Bashkimi Evropian t’i largojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, pas arritjes së marrëveshjes për depërshkallëzimin e situatës në veri.

Mirëpo, në Bashkimin Evropian kërkojnë nga Kosova që të vazhdojë të ndërmarrë hapa të tjerë pozitivë për marrëveshjen e arritur, derisa nuk pranuan të komentojnë mundësinë e largimit të masave ndaj Kosovës.

Deputetja e LVV-së, njëherësh kryetare e Komisionit parlamentar për punë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni thotë se pret që ditëve në vijim BE-ja t’i heqë masat ndaj Kosovës, në mënyrë që të rikthehen fondet dhe grandet e BE-së ndaj vendit.

Ajo thekson se Kosova është e gatshme t’i përmbahet katër pikave për depërshkallëzim të situatës në veri.

“Kosova do të mund t’i rikthehet fondeve dhe grandeve dhe do të mund të jetë prapë fituese e këtyre mjeteve që mund të zhvillojë tutje shoqërinë tonë. Jam shumë e bindur që ditëve në vijim, meqenëse edhe një herë tjetër kemi treguar gatishmërinë tonë që jemi gjithmonë të përkushtuar të shtyjmë përpara dialogun. Po ashtu, jemi të vendosur që të shkojmë drejt përfundimit të këtij procesi të dialogu. Bashkimi Evropian tashmë e ka kuptuar këtë gjë dhe ditëve në vijim do t’i heq masat që padrejtësisht i janë vendosur Kosovës… Ne jemi të gatshëm t’i përmbahemi pikave që janë paraqitur në takimin e fundit dhe besojmë se kurdo që këto pika të përmbushën, Bashkimi Evropian do t’i heq masat ndaj Kosovës”, thotë ajo.

Largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës e kërkon edhe njohësi i integrimeve evropiane, Seb Bytyçi. Ai thotë për kp se të njëjtat duhet të largohen menjëherë nga ana e BE-së, në mënyrë që palët të jenë të barabarta në diskutimet për zbatimin e marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi.

“Masat duhet të largohen menjëherë dhe me shpejtësi, pasi edhe janë vendosur me një shpejtësi mjaft të madhe. Tani duhet të largohen menjëherë me arritjen e një marrëveshje dhe gjithashtu duhet të bëhet e qartë që Kosova pret që mos të ketë presion të njëanshëm, por të jetë pjesë e marrëveshjes së një pajtueshmëri të re për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Mos të ketë thirrje vetëm për Kosovën për të zbatuar atë marrëveshje”, deklaron ai.

Në anën tjetër, në Bashkimin Evropian thonë për kp se në këtë fazë nuk kanë shumë për të shtuar, përveç inkurajimit të Kosovës që të ndërmarrë hapa të tjerë pozitiv për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës.

“Nuk kemi asgjë për të shtuar në këtë fazë. Ne mirëpresim përkushtimin e Kosovës ndaj marrëveshjes së arritur dhe presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë të përparojë në këtë drejtim”, thotë një zëdhënës i Bashkimit Evropian për Kosovën.

Ndër masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë pezullimi përkohësisht i punës së organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe fondeve IPA.

Në kuadër të dakordimit të 10 korrikut në Bratislavë të Sllovakisë, Kosova është pajtuar për ulje të prezencës së Policisë së Kosovës në objektet e katër komunave dhe pajtueshmërinë për organizim të zgjedhjeve të parakohshme pas stinës së verës.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë