Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KESCO del me njoftim për faturat e marsit

20/03/2022 - 13:30
në Ekonomi, Lajme
A A
Çmimi i rrymes pritet të rritet për këto kategori të konsumatorëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

KESCO njofton se faturat e muajit mars do të njehsohen plotësisht me tarifa të reja, në bazë të vendimit të marrë nga ZRRE.

Si rrjedhojë, fatura do të jetë shumë më e thjeshtë për t’u kuptuar.

“Tashmë dihet se konsumi në bllokun e parë prej 0-800kWh do të faturohet me të njëjtat tarifa, ndërsa konsumi mbi 800kWh do të faturohet me tarifa të reja”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i KESCO:

Në bazë të vendimit të ZRRE-së, konsumi juaj do të ndahet në dy blloqe, 0-800kWh dhe më i lartë se 800kWh, dhe në dy intervale ditore, ditë e natë, të dhëna këto që do të paraqiten në faturën tuaj në katër rubrika. Tashmë dihet se konsumi në bllokun e parë prej 0-800kWh do të faturohet me të njëjtat tarifa, ndërsa konsumi mbi 800kWh do të faturohet me tarifa të reja.

Pra, me tarifa të rritura do të paguhet vetëm pjesa mbi këtë shpenzim. Nëse një konsumator ka shpenzuar gjithsej 900kWh, atëherë ai do të paguajë 800kWh me bllokun e parë, ku çmimet janë të pandryshuara dhe 100kWh me tarifën e lartë, të dyja të ndara edhe brenda konsumit ditë/natë.

Në faturën e konsumatorit do të shënohet përllogaritja e parë me A1/B1, që përfaqëson tarifën e lartë, në bllokun deri në 800kWh. Pra, do të llogariten aq sa ka shpenzuar kryesisht gjatë ditës, që në stinën e dimrit është nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 22:00. Ndërsa shpenzimet e bëra nga konsumatorët pas orës 22:00 deri në orën 7:00 paraqiten me kodin A2/B1. Kjo paraqet tarifën e ulët, që është bindshëm më e lira në Evropë dhe ndër më të lirat në botë.

Konsumi nga 801kWh e tutje në tarifën e lartë, shembull gjatë ditës do të shënohet me A1/B2, ndërsa konsumi në tarifën e ulët shënohet me kodin A2/B2. Pas procesit të leximit, konsumi për bllok do të llogaritet me çmimet përkatëse. Fatura përfundimtare do të kalkulohet duke shtuar edhe tarifën fikse, që për konsumatorët e amvisërisë është 1.74 euro dhe TVSH-në në shumën 8 për qind.

Bazuar në rezultatet e parashikuara, mbi 78 për qind e konsumatorëve nuk do të preken fare nga rritja e tarifave. Kjo, pasi kanë shpenzim më të vogël mujor se bllok-tarifa.

Sa u përket atyre të cilët e kalojnë bllok-tarifën, KESCO apelon që të kursejnë maksimumin, për t’ia lehtësuar barrën vetes dhe sistemit elektroenergjetik të vendit në këtë kohë krize, kur çmimet në tregun ndërkombëtar kanë arritur shifra marramendëse.

Për ta bërë më të lehtë leximin e faturës dhe mënyrën e llogaritjes, ne kemi integruar në faqen e KESCO-s një faturë me të gjitha shpjegimet e nevojshme në formë vizuale, që mund ta gjeni KËTU: https://www.kesco-energy.com/calculator.html

JU REKOMANDOJMË

“Behajdin Allaqin e kam pasë shok”, Nait Hasani: I besoj deklaratës së gruas së tij

“Behajdin Allaqin e kam pasë shok”, Nait Hasani: I besoj deklaratës së gruas së tij
17/09/2026 - 23:00

Nait Hasani që ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka folur në “Pressing” të T7 për verdiktin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Ai...

Më shumëDetails

Deklarohet avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij!

Deklarohet avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij!
17/09/2026 - 22:54

Venkateswari Alagendra, avokatja kryesore e Jakup Krasniqit, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, duke paralajmëruar ankesë ndaj vendimit. Alagendra ka thënë se ekipi mbrojtës...

Më shumëDetails

“Donika Gërvalla duhet me dhanë përgjegjësi për fjalën e saj – Glauku dje tha ‘jemi të shokum’, jo more…” Nait Hasani kritika pushtetarëve

“Donika Gërvalla duhet me dhanë përgjegjësi për fjalën e saj – Glauku dje tha ‘jemi të shokum’, jo more…” Nait Hasani kritika pushtetarëve
17/09/2026 - 22:36

Nait Hasani që ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka folur në “Pressing” të T7 për verdiktin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Ai...

Më shumëDetails

Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin
17/09/2026 - 22:19

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar në emisionin “Rubikon” të Klan Kosova pjesën e aktgjykimit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke e vlerësuar si të qëllimshme mënyrën se si kryetari...

Më shumëDetails

Endrit Thaçi falënderon shqiptarët në protestë: Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër

Endrit Thaçi falënderon shqiptarët në protestë: Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër
17/09/2026 - 22:15

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai është deklaruar gjatë...

Më shumëDetails

Haxhiu: Mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së është detyrë qytetare dhe institucionale

Abrashi konfirmon Haxhiun për kryetare të Kuvendit
17/09/2026 - 22:07

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së është detyrë qytetare dhe institucionale. Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Çfarë ka në syrin e Leonorës? Këngëtarja tregon çka i ndodhi

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë