
Këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Reshat Nurboja ka reaguar ndaj paralajmërimeve për sanksione ndaj Kosovës nga SHBA dhe Bashkimi Evropian.
Ai ka shkruar se çfarëdo masash kundër Kosovës, janë pakrahasimisht shumë më pak të kushtueshme se sa nënshtrimi ndaj kushtëzimeve të BE-së
Postimi i plotë:
“ME SHKAS…
Çfarëdo masash që i merr BE ndaj- kundër Kosovës pse nuk e “degjon” janë pakrahasimisht shumë më pak të kushtueshme se sa nënshtrimi eventual ndaj kushtëzimeve të BE-së, me të cilat kërcnohet e shantazhohet Kosova për interesa ekskluzive të Serbisë…
Interes mbi të gjitha interesat, Kosova!”, ka shkruar ai.











