Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kështu duhet të veproni nëse bllokoheni në ashensor

23/08/2022 - 15:20
në Lajme
A A
Kështu duhet të veproni nëse bllokoheni në ashensor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për shumë njerëz, hipja në ashensor është një dukuri e përditshme.

Futen në lift dhe e shtypin butonin për katin në të cilin dëshirojnë të shkojnë, pastaj dalin kur hapet dera pa menduar gjatë.

Por, sikur çdo mekanizëm tjetër edhe ky mund të mos funksionojë gjithmonë siç duhet.

Ditëve të fundit në Kosovë ka pasur reduktime të vazhdueshme të rrymës, e rrjedhimisht edhe disa raste kur qytetarët kanë mbetur të ngujuar në ashensor.

Por, as në mungesë rryme e as në rrethana të tjera të bllokimit, njerëzit nuk duhet të bëjnë ndonjë veprim të ngutshëm, e as të kaplohen nga paniku.

Luaras Haxhiu, përfaqësues i një kompanie ashensorësh, tha për Klanin se shumica e lifteve kanë ajërosje, dhe mjafton të pritet për ndërhyrje të mirëmbajtësve nga jashtë.

“Preferohet të ulet në kabinë, jo të qëndrohet në këmbë dhe në asnjë mënyrë nuk guxon të tentohet për të dalë ose me hapë portën. Pothuajse të gjithë ashensorët e kanë ventilimin poshtë tek një kornizë, apo tek dyshemeja e ashensorit ku zakonisht furnizohet me ajër. Kjo është fobi ose psiqike, sepse nuk mund të ndodh realisht me mbetë pa ajër në ashensor, sepse ajri depërton gjithmonë”, tha Haxhiu.

“Gjithmonë duhet të insistohet të preket alarmi që duhet të jetë funskional, meqë është sistem që funskionon me bateri, dhe realisht do të duhej që nëse e shtyp butonin të lidhesh me qendrën e thirrjeve dhe të lajmërohet servisi”, tha ai. “Insistohet gjithmonë me kontaktu personat përgjegjës, që në këtë rast janë kompanitë të cilat duhet të kenë kontratë mirëmbajtjeje, pra janë personat të cilët janë të çertifikuar për mirëmbajtje të ashensorëve dhe rasti më i keq i mundshëm është kur zjarrfikësitë intervenojnë dhe bëjnë tërheqjen e personave që janë brenda”,

Duke qenë se në ashensorë shpeshherë nuk funskionojnë as thirrjet telefonike, ai u shpreh se për këtë arsye duhet të ketë një sistem manual i cili konektohet me qendrën e thirrjes së mirëmbajtjes, sistem ky që sipas tij diku 90 për qind e kompanive të instalimit nuk e aplikojnë.

Më poshtë ju sjellim edhe disa këshilla të përgjithshme të cilat mund t’i ndiqni nëse mbeteni brenda në ashensor:

Merrni frymë thellë dhe qëndroni të qetë

Për njerëzit që vuajnë nga klaustrofobia, bllokimi në ashensor mund të jetë përjetim shumë i keq, prandaj ata dhe të gjithë njerëzit e tjerë, duhet të mundohen ta qetësojnë vetën duke marrë frymë thellë, sepse nervoza mund t’a përkeqësojë gjendjen. Ndodh që shumë njerëz e përjetojnë keq, duke qarë e bërtitur, por kjo nuk e zgjidh dot problemin. Ju duhet të mundoheni ta ngushëlloni vetën dhe kjo ndodh me shtypjen e butonit të thirrjes për ndihmë, i cili konsiderohet të jetë një shpresë për personat që janë brenda.

Mundohuni të argëtoheni

Nëse ka njerëz të tjerë në ashensor, atëherë mundohuni të argëtoheni, flisni diçka ose luani ndonjë lojë. Një lojë e cila preferohet të luhet në raste të tilla është “E vërteta dhe gënjeshtra”, pasi është vërtetuar se mund ta largojë vëmendjen nga ajo se çka po ndodh rreth jush.

Mos harroni se jeni të sigurt

Derisa prisni që të vijë ndihma, është e rëndësishme të mbani mend se jeni krejtësisht i sigurtë. Kompanitë e ashensorëve zakonisht bëjnë përpjekje të mëdha për të siguruar që njerëzit të jenë të sigurtë edhe kur bllokohen brenda. Ju mund të keni edhe sikletin se jeni vonuar për punë apo për ndonjë takim, por gjithsesi duhet të mundoheni të qëndroni të qetë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë