Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmë për dy familjet kosovare.
Dy nga më të dashurit e familjes Hoxhaj dhe Rexhepi, humbën jetën tragjikisht pasi nuk arritën t’i bëjnë ballë plagëve të marra nga një aksident trafiku.
Dy viktimat e këtij aksidenti ishin familjarë mes vete.
Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar edhe familjarët e viktimave.
“Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me ju lajmin e keq se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automolibilistik. U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinjë.Zoti i mëshiroftë mes lulesh të xhennetit, inshaAllah”, thuhet në njoftim.















