Policia e Kosovës sot në Shipol të Mitrovicës së jugut kanë arrestuar dy të dyshuar për veprën penale zjarrvënie.
Veriu.info mëson se fjala është për djegien e “Gate Club” që kishte ndodhur me datë, 14.02.2025, në rrugën “Epiri” në Prishtinë.
Burime të Veriu.info nga organet e hetuesisë kanë bërë të ditur se personat e arrestuar janë Musab Muzliukaj dhe Florim Sadiku, i njohur me nofkën Fuli.

“Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe operative të kryera nga hetuesit policor të NjHP-së , kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve;
- F. S, 36 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe
- M.M, 28 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastin në fjalë.
Personat e arrestuar me vendim mbi ndalimin, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po vazhdojnë veprimet e mëtejme të procesit hetimor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.