Gazeta ka raportuar për një aksion të madh në Telekom nga njësia për krime ekonomike, nga ku mësohet se janë katër të arrestuar.
Nga burime të saj brenda Telekomit Gazeta Blic, merr vesh se emrat e të arrestuarve janë: Fatmire Jashanica, Shkurta Shabani Kushtrim, Jakupi dhe Mimoza Pireva.
“Po të arrestuari janë: Fatmire Jashanica, Shkurta Shabani, Kushtrim Jakupi dhe Mimoza Pireva, të cilët kanë punuar në sektorin e marketingut”, i ka thënë ky burim Gazetës.
Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, e ka konfirmuar se në kë mtë aksion janë arrestuar katër persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim në prokurim.
“Po, katër persona janë arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mashtrim në prokurim”, ka thënë ai.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Lamih Bala, kryetar i sindikatës së punëtorëve në Telekom.
“Po është zhvilluar një aksion ku disa punëtor të Telekomit janë arrestuar”, deklaron ai.
“Fatmire Jashanica Shkurta Shabani Kushtrim Jakupi dhe Mimoza Pireva”












