Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këta janë të arrestuarit për të shtënat në Llapnasellë – njëri posedonte armë me leje për mbajtje dhe bartje

18/07/2026 - 10:44
në Lajme
A A
Këta janë të arrestuarit për të shtënat në Llapnasellë – njëri posedonte armë me leje për mbajtje dhe bartje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Katër persona kanë përfunduar në Polici pas të shtënave me armë zjarri që tronditën mbrëmjen e së premtes fshatin Llapnasellë në Graçanicë.

Sinjali mëson ekskluzivisht se të shoqëruarit janë Xhevat Krasniqi, 57-vjeçar, Besim Krasniqi rreth 59-vjeçar, Boban Stevanoviq  rreth 39-vjeçar dhe Milos Djekiq rreth 36-vjeçar.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, para lokalit “Firma”, ku dyshohet se Boban Stevanoviq ka shtënë me armë zjarri, pasi paraprakisht kishte qenë ulur në tavolinë me Xhevat dhe Besim Krasniqin.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit dhe forenzika, të cilët kanë gjetur dhe sekuestruar 11 gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Gjatë kontrollit, te Xhevat Krasniqi është gjetur një pistoletë “Arex Delta M” me një karikator pa municion. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ai posedonte leje të vlefshme për mbajtjen dhe bartjen e armës, megjithatë arma është sekuestruar për nevojat e hetimit.

Ndërkohë, Milos Djekiq, punëtor në lokalin ku ndodhi incidenti, dyshohet se ka tentuar të largojë gëzhojat nga vendi i ngjarjes, duke ndërhyrë në provat materiale.

Të katër personat janë shoqëruar në Stacionin Policor në Graçanicë dhe janë testuar për alkool. Sipas Policisë, Xhevat Krasniqi rezultoi me 0.81 promil, Besim Krasniqi me 1.16 promil, ndërsa Boban Stevanoviq me 1.23 promil alkool në gjak.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre janë iniciuar procedura për veprat penale “Përdorimi i armës së zjarrit”, “Mbajtja e armës pa leje” dhe “Manipulimi me prova”. Pas intervistimit, të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

JU REKOMANDOJMË

​”Ma vranë babanë para syve”, rrëfimi tronditës i 11-vjeçares për Masakrën e Hallaqit të Vogël

​”Ma vranë babanë para syve”, rrëfimi tronditës i 11-vjeçares për Masakrën e Hallaqit të Vogël
18/07/2026 - 11:36

Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ditë më parë ka publikuar dëshminë autentike të Nazlije Selim Selimit, e cila ishte vetëm 11 vjeçe kur...

Më shumëDetails

Haziri: Pa LDK-në nuk ka zgjidhje, rikthimi i madh ndodh me marrëveshje politike

Haziri: Jemi afër pakos së dytë të masave ndëshkuese nga BE-ja
18/07/2026 - 11:22

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj kritikave dhe këshillave që, sipas tij, i drejtohen kësaj partie, duke...

Më shumëDetails

Aksion në Gjilan e Viti për shmangie tatimi, Policia me institucione të tjera inspektojnë 35 auto-parkingje, evidentohen shkelje

Për tri ditë, policia identifikoi mbi 30 vetura të paregjistruara në rajonin e Prishtinës
18/07/2026 - 10:56

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksion të gjerë inspektimi që është realizuar në 35 autoparkingje në Gjilan dhe Viti. Në raportin e ditës, Policia bën të...

Më shumëDetails

Ky është i dyshuari i arrestuar për goditjen me thikë të 30-vjeçarit (B.M.) në Mitrovicë (Emri)

Ky është i dyshuari i arrestuar për goditjen me thikë të 30-vjeçarit (B.M.) në Mitrovicë (Emri)
18/07/2026 - 10:20

Një konflikt i përgjakshëm në orët e para të mëngjesit në Mitrovicë përfundoi me plagosjen e një 30-vjeçari me thikë, ndërsa Policia arrestoi të dyshuarin vetëm pak minuta...

Më shumëDetails

Rritet edhe më tej nafta, sot 3 centë më shtrenjtë se dje

Rritet edhe më tej nafta, sot 3 centë më shtrenjtë se dje
18/07/2026 - 09:40

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Sipas MINT, çmimi për një litër naftë sot është 1 euro...

Më shumëDetails

Protestat godasin turizmin në Shqipëri, ministri Gonxhja: Humbëm 97 mijë vizitorë nga tregjet kryesore

Protestat godasin turizmin në Shqipëri, ministri Gonxhja: Humbëm 97 mijë vizitorë nga tregjet kryesore
18/07/2026 - 01:07

Shqipëria mbetet në territor pozitiv për sa i përket numrit total të vizitorëve të huaj, por të dhënat e muajit qershor 2026 sinjalizojnë një frenim të fortë të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Drejtoresha e re e RTK-së është gruaja e aktorit të famshëm

    Drejtoresha e re e RTK-së është gruaja e aktorit të famshëm

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Ky është i dyshuari i arrestuar për goditjen me thikë të 30-vjeçarit (B.M.) në Mitrovicë (Emri)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Shembja e shtëpisë në rrugën A, aktivizohen Policia dhe Prokuroria

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Pankarta që trazoi Botërorin: FIFA del me reagim ndaj Argjentinës

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Olta Gixhari “ndez” rrjetin – shfaqet super joshëse me fustanin e shkurtër para pasqyrës (FOTO)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë