Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këto janë disa nga 28 vrasjet më tronditëse gjatë vitit 2023 në Kosovë

01/01/2024 - 21:55
në Kryesore, Lajme
A A
Këto janë disa nga 28 vrasjet më tronditëse gjatë vitit 2023 në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Numër i lartë i vrasjeve është regjistruar edhe këtë vit në Kosovë. 28 vrasje për 365 ditë në një vend të vogël si Kosova është mjaft shqetësuese. Duke krahasuar këtë shifër me vitin 2022, sipas raportit të Policisë së Kosovës janë 8 vrasje më shumë se sa vitin  apo rreth 40 për qind rritje të rasteve të vrasjeve, shkruan Gazeta Insajderi.

Gazeta Insajderi kujton disa nga vrasjet më tronditëse që ndodhën gjatë këtij vitit.

Vrasja e Liridona Ademajt

Një vrasje mizore tronditi Kosovën në fund të këtij viti. Liridona Ademaj 33 vjeçare u gjet e vrarë në veturën e saj në Prishtinë. Kjo vrasje e çoi në katër numrin e grave të vrara këtë vit në Kosovë, sipas raportimeve të policisë.

Rrethanat e vrasjes së saj na tronditën edhe më shumë pasi që Policia e Prokuroria hetuan se vrasja e saj u bë me urdhër të bashkëshortit të saj Naim Murselit në bashkëpunim me tre persona të tjerë të cilët janë arrestuar nga organet e rendit.

Fillimisht, bashkëshorti i saj Naim Murseli kishte raportuar në polici se ajo u vra nga grabitësit pasi që i kishin dal në pritë dhe e kanë qëlluar me armë zjarri por me pas e vërteta doli në shesh falë intervenimit të shpejtë nga Policia e Kosovës.

Liridona ishte nënë e dy djemve, të cilët ishin prezent në ditën e vrasjes bashkë me ta edhe Naim Murseli.

Vrasja e 31 vjeçarit në lokalin “Kobra City” në Prizren

Një rast i rëndë kishte ndodhur në fillim të këtij viti, konkretisht me 3 janar në Prizren, ku Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si “Kobra”, dyshohet se vrau 31-vjeçarin nga Shqipëria, Visar Cengu dhe plagosi një 27 vjeçar në parkingun e lokalit të tij “Kobra City” në Prizren.

Shkak i konfliktit të nisur brenda lokalit dyshohet se ka qenë fatura prej 400 eurosh që të rinjtë nga Kukësi nuk kishin pranuar ta paguanin.

Vrasja makabre e nënës në Pejë

Këtë vit, ndodhi edhe një prej vrasjeve më të rënda, ai në Pejë ku djali ia preu kokën nënës së tij.

Personi i dyshuar, Urim Hyseni, sipas aktakuzës, me thikë kishte vrarë nënën e tij, trupin e kokën ia kishte ndarë në dy vende të ndryshme të shtëpisë.

I dyshuari ishte arrestuar nga organet e rendit ndërsa gjykimi ndaj tij ende po vazhdon.

I dyshuari pas kryerjes së aktit ishte konsultuar me ekspertin psikiatrik Nysret Pepaj, i cili kishte deklaruar para gjyqtarit të procedurës paraprake se i dyshuari kishte deklaruar se “ndodhin këto raste, kanë ndodhur edhe më përpara dhe nuk kemi çka të bëjmë tash”.

Vrau axhën për prone në Malishevë

Më 28 prill 2023, në fshatin Kijevë të Malishevës, 38-vjeçari Berat Berisha, kishte privuar nga jeta xhaxhain e tij S.B., në oborrin e shtëpisë së tij, për shkak të një mosmarrëveshje mes tyre. Motivi i vrasjes dyshohet të ketë qenë konflikti pronësor.

Rasti është duke u hetuar.

Vrasja e Nysret Cenës nga Kaçaniku

48-vjeçari Nysret Cena, i cili ishte ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u qëllua për vdekje, derisa ndodhej në veturën e tij. Ngjarja kishte ndodhur në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, konkretisht në Kaçanik të Vjetër.

Sipas autoriteteve, në automjetin që po e ngiste është shtënë nga afër me kallashnikov, ndërkaq vetura nga e cila dyshohet të jetë shtënë është gjetur e djegur rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale.

“Pazare me prona” – Vrasja e Rexhep Tahirit në hotelin “Adria”

Me 18 mars në hotel “Adria”, në lagjen Arbëria, në Prishtinë, të dyshuarit Avni dhe Mustafë Mustafa në bashkëkryerje e kishin privuar nga jeta viktimën nga Podujeva, Rexhep Tahirin. Motivi i kësaj vrasje dyshohet të ketë qenë pazaret e pronave, ku viktima kishte akuzuar dorasin se e ka mashtruar lidhur me prona.

Vrasje e trefishtë në Rufc të Lipjanit, burri vrau gruan, djalin e pastaj veten

Tre anëtarë të familjes Bekteshi, burrë e grua dhe djali i tyre, kanë mbetur të vdekur në fshatin Rufc të Vjetër të Lipjanit.

Abedin Bekteshi, kryefamiljari privoi nga jeta bashkëshorten dhe djalin e tyre, Arditin, rreth 24-vjeçar, para se të qëllonte veten.

Vrasja në “Bon Vivant”

Të premten e 4 gushtit kishte ndodhur një vrasje në një nga kafiteritë e frekuentuara në kryeqytet. Në lokalin “Bon Vivant” nga të shtënat me armë zjarri kishte mbetur i vrarë Kastriot Ramadani, 39 vjeçar I cili ishte në shoqërinë e Dukagjin Nikollaj një person me të kaluar të bujshme kriminale i cili ende po kërkohet nga Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin vazhdojnë të mbesin në paraburgim Andi Pajaziti I njohur me nofkën “Italiani”

Vrasja në një kazino në Skenderaj

Në muajin korrik, dy persona të maskuar hynë në një lokal në fshatin Runik të Skenderaj dhe qëlluan me armë në drejtim të disa personave, duke lënë kështu të vrarë në vend 39-vjeçarin, Nexhmedin Loshi, ndërsa plagosën tre persona tjerë.

Vrasja në Klinë

Në Prill të këtij viti kishte mbetur I vrarë një 23-vjeçar dhe dy vëllezërit e tij mbetën të  plagosur.  Nga kjo ngjarje që kishte tronditur Klinën në kohë Ramazani, pa shenja jete ka mbetur Fazli Hoxha, 23 vjeç nga fshati Gollubovc i Malishevës ndërsa ishin arrestuar pesë persona të dyshuar.

Një tjetër vrasje këtë vit është regjistruar në Klinë. Në muajin gusht një qytetar është vrarë derisa po pinte kafe në një lokal. I ndjeri Anton Prela dyshohet se u vra nga Tush Frrokaj i cili pas ndodhet në paraburgim.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë