
Epopeja e UÇK-së shënon një nga momentet më të rëndsishme në historinë e popullit shqiptar, pasi zgjoi përbashkimin shqiptar për liri nga okupimi njëshekullor serb.
Në shënim të kësaj ngjarje madhore kombëtare, Gazeta Online Veriu.info ka realizuar intervistë me ish komandantin e UÇK-së, Bekim Shytin, i cili realizoi fotografitë e para pas rënies së komandantit Adem Jashari dhe gjithë familjes Jashari në Prekaz.
Bekim Shyti ka rrëfyer se në Prekaz ka arritur të hyjë si gazetar suedez pasi në atë kohë ai jetonte në perëndim.
Fotografitë që pushtuan botën u realizuan nga Shyti, i cili pas kësaj ngjarje ju bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u caktuar komandant i Njësisë Speciale në Brigadën 142 në Zonën Operative të Shalës së Bajgorës.
Më poshtë ju sjellim fotografitë që pushtuan botën:



















