Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këto janë ndëshkimet që e presin Kurtin nëse thotë jo | Sanksione në dy faza, non-grata, bllokim fondesh e përjashtim nga organizata dhe kthim i veriut nën protektorat të KFOR-it

07/06/2023 - 11:07
në Lajme
A A
Këto janë ndëshkimet që e presin Kurtin nëse thotë jo | Sanksione në dy faza, non-grata, bllokim fondesh e përjashtim nga organizata dhe kthim i veriut nën protektorat të KFOR-it
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një kryeministër e ministër non-grata, kthim i Veriut në para-gjendjen e vitit 2004 ku KFOR merr kontrollin e plotë, bllokim i fondeve nga SHBA dhe BE, pasivitet ndaj fushatës së Serbisë për çnjohje, bllokim i proceseve integruese dhe përjashtim eventual i Kosovës nga ndonjë organizatë ndërkombëtare ku veçse është e anëtarësuar. Këto janë disa nga sanksionet të ndara në dy faza që mund të pasojnë nga komuniteti trans-atlantik për Kosovën, nëse kryeministri Albin Kurti refuzon të jap një përgjigje pozitive deri të premten.

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan, i angazhuar si i dërguar i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka treguar për ngërçin që aktualisht ekziston me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por ai nuk foli për sanksionet që e presin lidershipin qeveritar të Kosovës dhe rrjedhimisht vetë shtetin nëse deri të premten nuk zhbllokohet situata, ku Kurti do të duhej të pranonte shpalljen e zgjedhjeve të reja, reduktimin e policisë në Veri dhe dorëzimin e draftit të statutit për Asociacionin e kthim në shtegun normalizues.

Albanian Post ka mësuar nga burime diplomatike se sanksionet – si në rrafshin personal për Kurtin dhe një ministër të tij, si në atë shtetëror për Kosovën – do jenë të ashpra dhe të pa-shembullta në historinë e Kosovës.

“Në rast që situata në terren agravohet dhe vjen deri te rrezikimi serioz i sigurisë së përgjithshme, përfshirë edhe rrezikimin e trupave të KFOR-it, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mund të shpallen si non-grata me justifikimin që paraqesin rrezik për sigurinë dhe paqen”, i kanë thënë burimet ndërkombëtare AP-së, të afërta me zhvillimet dhe procesin negociues.

Kjo megjithatë është një fazë e fundit, e cila aktualisht është vetëm hipotetike dhe komuniteti ndërkombëtar shpreson të mos e ketë nevojën për një zhvillim të kësaj natyre drastike.

Komuniteti transatlantik, ka sqaruar burimi, ka nevojë jetike që të mos lejojë një vatër krize prapa krahëve të vijës së kontaktit me Rusinë.

Sepse, siç e tha edhe Escobar të martën në një takim me gazetar, nga një vatër krize në Kosovë përfiton vetëm Rusia.

Komuniteti ndërkombëtar (trans-atlantik) është zënë krejtësisht në befasi, apo siç e sqaroi Escobar, “në huti”, për shkak se me nisjen e planit franko-gjerman ekzistonte bindja që problemet do të lindin me palën serbe, si palë kokëfortë dhe jokonstruktive.

“Askush nuk e ka pritur që do të jetë pikërisht Qeveria e Kosovës që, me veprimet e veta, do të nxisë pasiguri dhe do të ushqejë kriza e konflikte”, thotë burimi që i ka treguar AP-së për masat sanksionuese të ndara në dy faza (nëse lindë nevoja për të tilla).

Ajo që tashmë është bërë e qartë, është se komunitetit perëndimor (transatlantik) i ka mbaruar durimi.

Prandaj tani do përgjigje të qartë nga Qeveria e Kosovës.

“Është apo nuk është partner i komunitetit transatlantik? Të qenit partner, dhe konsumues i sigurisë kombëtare që e ofron dhe e mban të gjallë pikërisht komuniteti transatlantik, nënkupton edhe përmbushje pa kushte të të gjitha obligimeve”.

Dështimi për ta bërë këtë nënkupton pasoja dhe sic ka mësuar AP, përgjigja e përbashkët e komunitetit transatlantik në rast të refuzimit nga Qeveria Kurti do të jetë e ndarë në dy faza dënuese me tetë pika.

Faza e parë do të fillojë me “ngrirja e fondeve nga Bashkimi Evropian”.

Janë miliona euro që çdo vit vijnë në forma të ndryshme, përmes ndihmave të programeve qeveritare, apo kanaleve jo qeveritare nga BE dhe ato do të ngrihen.

Njëjtë do të ndodhë me “procesin e liberalizimit të vizave”, që parashihej të hiqej si regjim nga dita e parë e vitit të kaluar.

Kosova u fut në agjendë për t’u procesuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por në fazën e parë të sanksioneve “do të ngrihet edhe ky proces”.

Kjo fazë gjithashtu përfshihen edhe “ngrirjen e fondeve të SHBA” dhe “ngrirjen e programeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës”.

Faza e dytë e sanksioneve – gjithmonë nëse kryeministri Kurti refuzon bashkëpunimin me partnerët, pra mos-përmbushjen e obligimeve të marra në dialog dhe veprimin pa koordinim – do të jetë më e gjerë dhe e fokusuar në rrafshin politik dhe të sigurisë.

Komuniteti ndërkombëtar në këtë fazë do të tregojë “qëndrim pasiv ndaj kampanjës serbe për çnjohje”.

Me rënien e kësaj përkrahje do të vije edhe deri te “përjashtimi i Kosovës nga organizata të caktuara ndërkombëtare”. Siç dihet, Kosova aktualisht është e anëtarësuar në rreth 150 organizata të tilla, të niveleve dhe fushave të ndryshme.

Një nga fazat më të rënda të sanksioneve, tregojnë burimet diplomatike të AP-së, do të jetë “ri-organizim i pranisë ushtarake ndërkombëtare”.

AP kupton gjithashtu se ky ri-organizim ka fokus kryesor pjesën veriore të Kosovës, ku kontingjenti i fundit i ardhur prej rreth 1000 trupave të reja në kuadër të KFOR-it do të aktivizohet brenda rolit të vetë të Rezolutës 1244 dhe do të marrë në dorë kontrollin e krejtësishëm të veriut të Kosovës, duke e kthyer gjendjen në një kohë të para vitit 2004, ku Kosova më praktikisht nuk kontrollon asgjë në atë pjesë.

“Nuk kemi problem me popullin e Kosovës, por me kryeministrin Kurti”, tha Escobar dje, duke vënë theksin te udhëheqësi politik i vendit, prandaj faza e fundit përbën sanksione tejet të ashpra edhe për të dhe për ministra të kabinetit të tij, siç është ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Po që se agravohet situata në Veriun e Kosovës, Kurti e Sveçla “mund të shpallen si non-grata me justifikimin që paraqesin rrezik për sigurinë dhe paqen”.

Komuniteti transatlantik, tregojnë burimet e AP-së, ka një pakënaqësi edhe me pjesën tjetër të spektrit politik në Kosovë dhe pozicionimet e tyre të paqarta, duke mos i dhënë situatës asnjë përfitimi apo interes nga kritika që i bën qëndrimit të kryeministrit Kurti.

“Edhe opozita është duke dështuar ta kuptojë thellësinë e seriozitetit të situatës dhe rrezikut real për Kosovën”, thotë burimi.

Nga opozita pritet që të dalë dhe të deklarohet qartë, “është apo nuk është në favor të përmbushjes së obligimeve të Kosovës në dialog”.

Me faktin që opozita nuk e bën këtë, gjeneron mosbesim dhe projekton oportunizëm në këndvështrimin e ndërkombëtarëve.

Përshtypja e komunitetit perëndimor është që opozita tashmë i ka përgatitur komunikatat për shtyp ku e akuzon qeverinë pse e ka pranuar Asociacionin.

“Kjo sjellje është thjesht e rrezikshme. Nëse Kosova dështon të përmbushë obligimet e veta, e rrezikon vetë të ardhmen e vet”.

Gjithsesi, e gjithë kjo është aktualisht në rrafshin hipotetik, sepse Kurti dhe Qeveria e tij ka kohë deri të premten të vendos për plotësimin e tri kushteve të komuniteti ndërkombëtar dhe të mos aktiviozohet asnjë nga planet për sanksionim, përkundër se besimi i ndërsjellë është dëmtuar pakthyeshëm.

“Të premten unë edhe Mirosllavi do t’iu raportojmë eprorëve tanë, patëm apo nuk patëm sukses”, ka thënë Escobar para gazetarëve të martën, duke shtuar se “ndjej dhimbje” për atë se si është perceptuar dëshira për bashkëpunim e amerikanëve si presion ndaj Kosovës.

Ai e ka bërë të qartë se detyrimet e Kosovës ndaj obligimeve të marra në procese dialoguese ndërkombëtare janë detyrime që duhet t’i plotësojë si shtet serioz ndaj komuniteti të vet në Kosovë dhe nuk duhet t’i përjetojë si lëshime ndaj Serbisë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë