Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këto janë të gjitha vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme

14/05/2026 - 20:15
në Kryesore, Lajme
A A
Mbledhja e qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt.

Sipas një njoftimi nga zyra e kryeministrit të Kosovës në këtë mbledhje janë marrë disa vendime.

Vendimet e marra nga Qeveria:

1.Miratuar Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore për nevoja të Ofruesit për Shërbimet e Navigacionit Ajror të Republikës së Kosovës (ish-ASHNA), Zona Kadastrale Vrellë e Goleshit dhe Mirenë, Komuna e Lipjanit, Zona Kadastrale Zatriq, komuna e Rahovecit, Zona Kadastrale Mramor, Komuna e Prishtinës dhe Zona Kadstrale Bajgorë, Komuna e Mitrovicës së Jugut.

2.Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 04/04, të datës 13 mars 2026. Përmes këtij plotësim ndryshimi shuma e miratuar prej 370,000.00 €, rritet për 3,150.90 €, duke arritur vlerën totale prej 373,150.90 €, (treqind e shtatëdhjetë e tre mijë e njëqind e pesëdhjeta euro e nëntëdhjetë cent), për Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (Internatinal Development Asoociation – IDA), me qëllim të mbulimit të diferencës së krijuar nga luhatjet në kursin valutor

3.Miratuar kërkesën e Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr, 22/39, të datës 13 tetor 2021, për themelimin e Komisionit Ministror për Skemën Evropiane të Garancisë për të Rinjtë.

4.Themeluar Komisionin Ministror për Skemën Evropiane të Garancisë për Fëmijë.

5.Themeluar Këshillin Nacional për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

6.Miratuar Zgjatjen e Planit të Implementimit të Skemës për Garancinë për të Rinjtë – 2026.

7.Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë për themelimin e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar Gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, Nr. 06/143, i datës 28 prill 2017, i ndryshuar dhe i plotësuar me vendimin Nr.02/54, të datës 12 janar 2022, dhe vendimin Nr. 12/214, të datës 24 korrik 2024.

8.Miratuar vendimin për përditësimin e Listës Shtetërore Strategjike për Mallra Ushtarake, duke iu referuar Listës së Bashkimit Evropian, për mallrat që vihen nën kontroll për shkaqe të sigurisë kombëtare, politikës së jashtme, sigurisë publike, ose për arsye të të drejtave të njeriut.

9.Miratuar Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i Projektit “Qarkorja e Vjetër e Qytetit të Gjilanit, Llot 1 dhe Llot 2, zonat kadastrale Shillovë, Livoç i Ulët dhe Gjilan, Komuna e Gjilanit.

10.Miratuar Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i Projektit “Rehabilitimi, Zgjerimi dhe Asfaltimi i Rrugës Nacionale R118, segmenti brenda fshatit Mushtisht, zona kadastrale: Mushtisht, Komuna e Suharekës”.

11.Miratuar Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit, për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike Kosovës (KEK-Sh. A.), zonat kadastrale: Siboc, Shipitullë, Leshkoshiq, Hade dhe Palaj, Komuna e Obiliqit.

12.Miratuar vendimin për shqyrtim të mëtejmë të Kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara dhe të administruara nga AKP-ja, të cilat janë të nevojshme për realizimin e disa projekteve të Komunës së Podujevës.

13.Miratuar vendimin për shqyrtim të mëtejmë të Kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara dhe të administruara nga AKP-ja, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve: Ndërtimi i Tregut të Kafshëve, zona kadastrale: Dumnicë e Poshtme dhe Ndërtimi i Tregut të Gjelbër, zona kadastrale: Podujevë, Komuna e Podujevës.

14.Miratuar vendimin për shqyrtim të mëtejmë të Kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, të menaxhuara dhe administruara nga AKP-ja, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve të Komunës së Podujevës: Ndërtimi i Banesave me Kosto të Përballueshme, zona kadastrale Podujevë, dhe Objektet Edukativo-Arsimore – Çerdhe për Fëmijë, zona kadastrale: Podujevë, Komuna e Podujevës.

15.Miratuar vendimin për rialokimin e mjeteve në shumë prej 50,000.00 €, (pesëdhjetë mijë euro) në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, për zbatimin e programit “Masat preventive – intervenime emergjente nëpër komuna të ndryshme”.

16.Miratuar kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, për rialokim të mjeteve buxhetore në shumë prej 1,000,000.00 € (një milion euro), deri në 25% të ndarjes së ndikuar negativisht, të vlerës totale të kategorisë së shpenzimeve “‘Investime Kapitale” të aprovuar për nënprogramin “Administrata Qendrore”.

17.Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 05/220, të datës 11 shtator 2024, i ndryshuar dhe i plotësuar me Vendimin Nr. 09/ 280, të datës 12 dhjetor 2025.

18.Informuar për Raportin e Vlerësimit të Ligjshmërisë të Akteve të Kuvendeve të Komunave per vitin 2025.

19.Miratuar vendimin për emërimin për Drejtor të Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata e Ruajtjes së Energjisë – KRE”(Energy Storage Corporation – ESCorp), këta kandidatë:

1.1. Bujar Haxha, kryesues;

1.2. Fisnik Musai, anëtar;

1.3. Violeta Arifi – Krasniqi, anëtare;

1.4. Mimoza Byqmeti, anëtare.

20.Miratuar Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish shoqërore KBI Ereniku, për nevoja të realizimit të projektit: “Ndërtimi i Zonës Industriale të Mbrojtjes”, zona kadastrale: Jahoc, Komuna e Gjakovës.

21.Ndarë mjete buxhetore, në shumë prej 1,000,000.00€ (një milion euro), për zbatimin e Masës 1.9 – Mbështetja e punësimit të personave nga komunitetet joshumicë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

22.Ndarë mjete buxhetore në shumë prej 90,599.56€ (nëntëdhjetë mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e nëntë euro e pesëdhjetë e gjashtë centë) për Komunën e Podujevës, për përfundimin e projektit “Impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë” përmes Klauzolës së Investimeve.

23.Miratuar kërkesën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për rritjen e kufirit të shpenzimeve, në shumë prej 15,000,000.00€ (pesëmbëdhjetë milionë euro), për projektin “Rehabilitimi i Linjës X Hekurudhore (Fushë Kosovë – Hani i Elezit)”, nga fondet e huamarrjes “Klauzola e Investimeve”.

JU REKOMANDOJMË

Musliu: Sami Lushtaku, ishte, është dhe do të mbetet përherë çlirimtar

Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira të saj – Republika nuk është lodër për interesa partiake!
14/05/2026 - 20:08

Ganimete Musliu ka dënuar të gjitha format e dhunës, duke thënë se ajo shpesh është pasojë e gjuhës së urrejtjes dhe fushatave të linçimit në publik. Ajo theksoi...

Më shumëDetails

Sulmi në Skenderaj, Prokuroria e Mitrovicës: Po intervistohen dëshmitarë dhe të dyshuar

Sulmi në Skenderaj, aktivizohen Policia dhe Prokuroria
14/05/2026 - 19:45

Një rrahje ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Skenderaj, ku kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, njëherësh zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani, ka deklaruar se...

Më shumëDetails

Reagon Mergim Lushtaku, thotë se kur Faton Peci flet për drejtësi “tingëllon si tallje me qytetarët”

Reagon Mergim Lushtaku, thotë se kur Faton Peci flet për drejtësi “tingëllon si tallje me qytetarët”
14/05/2026 - 19:31

Mergim Lushtaku ka reaguar pasi Sami Lushtaku dyshohet se e sulmoi fizikisht kreun e VV-së në Skenderaj, Hysni Mehani. Në një shkrim në Facebook, Lushtaku i ka reaguar...

Më shumëDetails

KQZ certifikon pjesëmarrjen në zgjedhje për Kuvend të 3 koalicioneve

KQZ miraton këtë dokument të rëndësishëm
14/05/2026 - 19:13

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e 4 prej 5 subjekteve të reja politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat...

Më shumëDetails

Arben Vitia thotë se e ka vizituar në spital Hysni Mehanin, tregon për gjendjen e tij shëndetësore

Vitia: 11 persona të helmuar në Malishevë po trajtohen në Infektivë, gjendja e tyre stabile
14/05/2026 - 19:03

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, njofton se ka vizituar në spital Hysni Mehanin, për të cilin tha se e ka gjendjen stabile. Reagimi i tij i...

Më shumëDetails

Lladrovci takon Limajn: Fërkimet riparohen kur qëllimi është Kosova dhe e ardhmja e saj

Lladrovci takon Limajn: Fërkimet riparohen kur qëllimi është Kosova dhe e ardhmja e saj
14/05/2026 - 18:51

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. “Kur e shoh rrugëtimin e disa dekadave, jo çdo herë jemi pajtuar bashkë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kanosi brenda gjykatës prokurorin Muharrem Prekazi, ndalohet për 48 orë Avdullah Gërbeshi

    Kanosi brenda gjykatës prokurorin Muharrem Prekazi, ndalohet për 48 orë Avdullah Gërbeshi

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • U tha se ishte prezent në sulmin ndaj Hysni Mehanit, reagon Arjeta Fejza

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Prej 1500 eurove tash paguj 8000”, përgjigja e Pandurit e lë pa koment Kojufcën kur e kritikoi për shpenzimet e rrymës

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ymeri parashikon lëkundje në skenën politike: Njëra forcë në rënie, tjetra drejt ngritjes

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Publikohen pamjet nga sulmi ndaj Hysni Mehanit (VIDEO)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë