Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këto janë vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë

08/03/2023 - 12:27
në Kryesore, Lajme
A A
Këto janë të gjitha vendimet e Qeverisë që u morën sot
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot është mbajtur mbledhja e 132 e Qeverisë. Në këto mbledhje u morën disa vendime si, zgjatja e afatit edhe për dy vjet të aplikimit për njohje të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, u mor vendim për rregullimin e çmimit të barnave , të hapet konkurs ndërkombëtar për kompleksin “Adem Jashari” etj.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Mirë se po takohemi në këtë mbledhje të rëndësishme, ditë të shënuar, javë historike.
Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, të të gjitha grave, nderojmë sukseset, që ato i kanë arritur historikisht.

Sot e çdo ditë nderojmë kontributin e grave, që nuk janë më dhe luftojmë bashkë me gratë dhe vajzat për më shumë të drejta e barazi.Qeverisja jonë mbetet e përkushtuar ndaj politikave demokratike e sociale, që e lehtësojnë barrën e padrejtësive, që gratë mbajnë mbi supet e tyre.

Vazhdojmë përpjekjet dhe betejën për barazi shoqërore, për barazi gjinore.Prej shtëpisë e deri te institucionet le ta bëjmë Kosovën më të barabartë.

Gëzuar 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Grave!Sot nderojmë e kujtojmë edhe kontributin e grave në luftën çlirimtare dhe përgjatë gjithë historisë sonë. Nuk harrojmë dhimbjen e madhe, që nuk kalon dhe një plagë të madhe, që shteti e ka obligim që ta shërojë.

Po e vazhdojmë procesin e aplikimit për njohje të statusit të të mbijetuarave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, një proces i rëndësishëm për historinë dhe shtetin tonë dhe një prej parakushteve të ndërtimit të paqes së qëndrueshme në vend.

Nderojmë rolin e pazëvendësueshëm të të mbijetuarave, të cilat kanë folur publikisht për rastet e tyre, e veçanërisht Vasfije Krasniqi Goodman, që vazhdon të jetë avokuese e zëshme në vendin tonë dhe ndërkombëtarisht.

Më 5, 6 dhe 7 mars, së bashku përkujtuam Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmin lartësues të Familjes Jashari.

Dje, në ditën e tretë të Epopesë së UÇK-së, në Ditën e Mësuesit, e kujtuam Shaban Jasharin edhe si mësues.

7 Marsi, kjo datë shprehje e dijes, e dashurisë për atdheun dhe për historinë, për shkencën dhe për artin.Dija kryesore e mësuesit është të zgjojë pasionin te nxënësi dhe me këtë motiv ne urojmë mësuesve misionin e tyre të përkryer. Ushtria e dijes dhe ushtria e mbrojtjes, këto janë dy momentet e vetëdijes gjithë njerëzore e mbarëkombëtare.

Lavdi mësuesve dëshmorë, që na trashëguan përmes sakrificës, shkollën, vendin më sublim, ku themelohet ndërgjegjja e një jete të tërë!Në përmbyllje të 25-vjetorit të Epopesë, sot në mbledhjen e 132-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që në pikën e parë të rendit të ditës, do të kemi para vetes vendimin për aprovimin e kushteve për Shpalljen e Procedurës së Prokurimit për Projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Si Qeveri e kemi trajtuar me prioritet të lartë dhe kujdes të veçantë Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Që prej themelimit të Komitetit Ndërministror në 2021, vetëm një muaj pas formimit të Qeverisë pra, kemi ecur me hapa të sigurt drejt mbrojtjes së vlerave dhe zhvillimit të master planit për Kompleksin Memorial.Vitin e kaluar jemi kujdesur që të konsolidohet gjendja fizike e ndërtesave në këtë Kompleks e falë ndërhyrjeve emergjente, gjendja e sigurisë së ndërtesave të rrezikuara brenda kompleksit është përmirësuar.

Kompleksi Memorial është pasqyrë e jona, pasqyrë në të cilën e shohim veten tonë, përmes së cilës na shohin të tjerët, aty e gjejmë lavdinë e djeshme, forcën për nesër.Me këtë projekt do të jetësojmë vizionin e përbashkët të përfaqësimit të drejtë e të duhur të historisë heroike, sakrificës së papërsëritshme dhe kontributin e pashoq të Familjes Jashari për çlirimin e vendit tonë.
Të dashur qytetarë,Të nderuar kolegë të Qeverisë

Në këtë në mbledhje të sotme, do të kemi edhe një projektligj të rëndësishëm nga Ministria e Shëndetësisë për sigurimin e barnave me kosto te përballueshme për qytetarët tanë.Sepse, barnat përveçse duhet të jenë të disponueshme, duhet të jenë edhe të përballueshme. Nuk mjafton që ato të jenë në raftet e barnatoreve, nëse nuk janë në sirtarët e shtëpive tona. Nuk mjafton që t’i ketë farmacisti, nëse nuk i ka pacienti. Na duhen të dyja, pa kursyer shëndetin dhe duke kursyer xhepin.

Ju faleminderit!

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë