Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Këto mund të mos jenë zgjedhjet e fundit të vitit”, Cakolli: Pa marrëveshje politike Kosova rrezikon krizë institucionale

12/06/2026 - 20:55
në Lajme
A A
VV e çel fushatën një ditë para hapjes zyrtare, Cakolli: As KQZ-ja e as PZAP-ja s’mund të shqiptojnë gjoba e as ta mbikëqyrin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eugen Cakolli nga KDI, thotë se zgjedhjet e 7 qershorit ishin ndër proceset më të rregullta zgjedhore të zhvilluara ndonjëherë në Kosovë, si për nga administrimi nga institucionet përgjegjëse, ashtu edhe për nga niveli i ulët i incidenteve.

Cakolli në një intervistë për dokumentarin ‘Expose’prodhim i GazetaBlic, ka theksuar se procesi është karakterizuar kryesisht nga pjesëmarrja e ulët e votuesve.

Sipas tij, dalja e ulët në zgjedhje reflekton lodhjen e qytetarëve nga ciklet e shpeshta zgjedhore dhe mungesën e besimit se zgjedhjet mund të zgjidhin ngërçin politik që ka karakterizuar vendin për gati dy vjet.

Cakolli vlerëson se pjesëmarrja e ulët duhet të lexohet si një mesazh i qartë për partitë politike.

“Zgjedhjet e 7 qershorit ishin prej zgjedhjeve më të rregullta në fakt që janë zhvilluar në Kosovë, si për nga niveli i administrimit nga ana e trupave menaxhuese zgjedhore këtu në këtë rast nga KQZ por edhe nga niveli i incidenteve të cilat kanë qenë pa asnjë ndikim në integritetin përfundimtar të procesit zgjedhor. Megjithatë ajo që e ka karakterizu procesin e 7 qershorit është padyshim dalja e ulët e votuesve që reflekton një lloj lodhje të qytetarëve me ciklet e shpeshta zgjedhore dhe mbi të gjitha që zgjedhjet të mos jenë zgjidhja për ngërçin që e kemi pasur efektivisht tash e gati 2 vite. Ajo se cka kanë raportuar vezhguesit tanë, është e qartë se disa prej problemeve që kanë qenë mjaft të shprehura nëpër procese zgjedhore si votimi me asistencë, kepërdorimi i tij e të ngjashme, janë duke u adresuar kryesisht për shkak të rregullimit më adekuat dhe kontrollit më strikt nga ana e komisionerëve për rastë të tilla kur votuesit kërkojnë të votojnë me asistencë.

Pa dyshim që faktori kryesor ose arsyeja kryesore pse kemi rënie të daljes së votuesve është arsye politike pra një lloj proteste së qytetarëve në raport me krizat që kemi parë por edhe ciklet e shpeshta zgjedhore për shkak që nga shkurti i vitit 2025 tashmë jemi në qershor kemi organizuar 5 palë zgjedhje pra për më pak se 2 vite, e që i bie që mesatarisht cdo 3-4 muaj kemi pasur një proces zgjedhor. Unë besoj që subjektet politike do duhej që ta kuptojnë këtë dalje të ulët si një mesazh dhe alarm në fakt që do duhet të ketë marrëveshje politike për të evituar cfardo rreziku të një cikli të sërishëm zgjedhor sepse ajo do mund të ndikonte në dalje edhe më të ulët sesa ajo që vecse e pam”, vlerësoi ai.

Duke komentuar rezultatet preliminare, Cakolli tha se ato kanë prodhuar një përbërje të ngjashme me zgjedhjet e shkurtit 2025, çka sipas tij tregon se pjesëmarrja më e lartë në atë periudhë mund të jetë ndikuar edhe nga prania e diasporës gjatë festave të fundvitit.

Megjithatë, ai theksoi se rezultati përfundimtar mund të ndikohet ndjeshëm nga votat e diasporës dhe votat me kusht.

Sipas tij, aktualisht janë mbi 100 mijë vota jashtë vendit në proces numërimi, prej të cilave rreth 85 mijë janë vota me postë dhe mbi 22 mijë vota nga misionet diplomatike.

“Meqenëse rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit prodhuan një përbërje të ngashme me atë të shkurtit të vitit 2025, kjo tregon që një pjesë e elektoratit që potencialisht ka mundur të jetë në Kosovë gjatë festave të fundvitit që lam pas ka mundur të jetë arsyeja për dalje më të lartë edhe atëherë. Sidoqoftë tashmë kur janë numëruar dhe verifikuar gati 60% të vendvotimeve duket që rezultati preliminar vecse do të konfirmohet kurse ajo që mbetet të shihet është cili do jetë ndikimi i votave jashtë vendit dhe i votave me kusht në rezultatin përfundimtar. Në këtë drejtim meqenëse kemi mbi 100 mijë vota në kuadër të votimit jashtë vendit prej të cilave 85 mijë janë vota me poste dhe 22 mijë tjera në kuadër të votimit fizik nëpër misionet diplomatike, këto padyshim që do kenë impakt në rezultatin përfundimtar zgjedhor dhe në ndarjen e mandatave duke ditur që LVV zakonisht performon shumë më mirë në kuadër të votimit jashtë vendit e madje në zgjedhjet e vitit që lam pas në dhjetor kishte siguruar përkrahje për mbi 85% në misionet dipolatike dhe mbi 705 në kuadër të votimit me postë.

Që nënkupton se në një skenar kur jnë përkrahje e tillë do të përserittet me këto 100 mijë vota sa i kemi në lojë aktualisht LVV mund ti shtoj deri në 5 deputet e të shkoj deri në 53 sosh dëri në fund të mandatit. Sidoqoft kjo do varet shumë nga performanca e subjekteve tjera politike në vecanti e LDK e cila ka pasur më së shpeshti variacione në kuadër të përkrahjes nga diaspora ta zëmë në shkurt ka pasur rreth 25% përkrahje në kuadër të votimit me postë ndërsa në dhjetor ka pasur vetëm 10%, pra do ketë shumë rendësi se cfarë përkrahje do ketë ky subjekt e pastaj do jetë përcaktuese edhe për numrin e mandateve edhe për formimin eventual të insitucioneve të reja”, theksoi tutje.

Sa i përket formimit të institucioneve të reja, Cakolli paralajmëroi se rezultati aktual mund ta bëjë edhe më të vështirë arritjen e marrëveshjeve politike.

Ai paralajmëroi se nëse subjektet politike nuk ndryshojnë qasjen ndaj konsensusit politik, vendi mund të përballet sërish me krizë institucionale dhe madje me zgjedhje të reja deri në fund të këtij viti.

“Fatkeqësisht arsyeja kryesore pse ne nuk kemi arritur të krijojmë institucione plotësisht funksionale përgjatë 2 viteve të fundit ka qenë mungesa e vullnetit dhe gatishmërisë për të arritur marrëveshje dhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve janë në fakt indikacion që mund të ketë edhe më shumë vështirësi sesa që ka pasur në zgjedhjet paraprake për shkak se ky kombinim dhe konfigurim i numrave e bën pothuajse të pamundur gjetjen e një zgjidhje për cështjen e presidentit sidomos pa një marrëveshje më të gjerë politike që përvec nëse do ketë një lloj dakordimi mes LVV dhe PDK një numër i nevojshëm prej 80 deputetësh mund të arrihet vetëm në rast të një koaliconi me të paktën 2 partitë e tjera. Unë besoj që nëse nuk do ketë ndryshim të qëndrimeve dhe mënyrës së si subjektet politike e shohin konceptin e konsensusit politik atëherë padyshim që këto mund të mos jenë zgjedhjet e fundit që kemi për këtë vit dhe që vendi potencialisht ta ketë një krizë të re politike e cila mund të përdoret si bazë për ta kontestuar ndonjë prej procedurave në Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që zgjedhjet të mbahen diku nga fundi i këtij viti edhe njëherë”, përfundoi Cakolli.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë